Pas Championsit vjen edhe Conte, Spalletti thuajse i larguar nga Interi

Pas Championsit vjen edhe Conte, Spalletti thuajse i larguar nga Interi

Pas kualifikimit për në Champions që ishte objektivi kryesor eksperienca e Luciano Spalletti-t në pankinën e Interit mund të quhet e mbyllur. Bëhet fjalë vetëm për tu përcaktuar se si do të bëhet ndarja pasi mesa duket nuk ka më dyshime se rrugët e Interit dhe Spalletit mund të quhen se tashmë janë ndarë. Klubi i Interit po përgatitet që të shpallë zyrtarisht kursin e ri dhe gjatë javës do të firmoset kontrata me Antonio Conten që do jetë trajneri i ri i Interit.

Antonio Conte së bashku me drejtuesin Marotta  do të kenë për detyrë që të ndërtojnë një skuadër të aftë të konkurojë me Juventusin në kampionat dhe të shkojë sa më larg në Champions. Ndryshimi në pankinë është çështje ditësh dhe zërat flasin se të mërkurrën Conte do të zyrtarizohet por ajo që është e sigurtë është se çdo gjë ka marrë fund dhe Conte do jetë trajneri i ri zikaltër me një kontratë 3 vjeçare. Interi është i lirë ekonomikisht që të bëjë edhe blerje të mëdha dhe të shpenzojë. 

Presidenti Steven Zhang pas ndeshjes kundër Empolit ka dashur të shohë menjëherë drejt së ardhmes duke premtuar:” Do të bëj më të mirën për këto ngjyra”, dhe lëvizja e parë është të ulë Conten në pankinën zikaltër./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë