Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj 

Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj 

Foto Ilustruese

Nga Pekini, Edmond Laçi

Kina rikthen studentët e huaj. Pasi gati dy vitesh e gjysëm online, autoritetet kineze kanë vendosur të rikthejnë në auditore, përveç miliona studentëve vendas, edhe rreth 500 mijë të huaj, të cilët zgjedhin të arsimohen në universitetet e gjigandit aziatik. Njoftimi është bërë i ditur nga ambasadat kineze në mjaft vende të globit, përfshirë edhe atë të Tiranës, e cila prej një jave ka shpallur rifillimin e pranimit të aplikimeve për viza për studime afatgjata, të cilat përfshijnë programet studimore me më shumë se 180 ditë, bachelor, master dhe doktoraturë. Madje aplikimet janë hapur edhe bashkëshorti/en, prindërit, fëmijët nën moshën 18 vjeç, prindërit e bashkëshorëve, të atyre që kanë vizë studentore (X1) ose janë mbajtës të lejes së qëndrimit për studim etj.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga studentë nga i gjithë globi. Fluksi i të huajve që zgjedhin të studiojnë në këtë vend çdo vit është vazhdimisht në rritje, aq sa sot Kina është destinacioni i tretë në botë për studentët ndërkombëtarë, pas ShBA dhe Britanisë së Madhe. Me mbi 18.4 milionë mësues në mbi 520 mijë shkolla, ku arsimohen rreth 257 milionë nxënës, Kina është në fakt sistemi arsimor më i madh në botë. Ky vend e ka kaluar tashmë objektivin e shpenzimit të 4 për qind të PBB-së për arsimin, ndërsa numri i kolegjeve dhe universiteteve është dyfishuar gjatë dekadës së fundit, duke arritur në rreth 2.900 aktualisht. Përveç këtyre, qeveria kineze po stimulon shumë edhe kërkimin në universitetet më të mira në vend, duke u shpwrndarw atyre rreth 10 pwr qind të buxhetit kombëtar të kërkimit të Kinës.

Ndonëse numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Kinë është ende shumë i vogël, për disa prej fqinjëve tanë (anëtarë të BE-së), ai është kthyer në destinacionin kryesor. Mjafton të përmendim Italinë, ku me rreth 5.600 studentë, Kina zë vendin e parë mes të gjitha vendeve të tjera nëpër botë që frekuentohen nga të rinjtë italianë. Tashmë studentët e huaj nga të gjitha kontinentet mbërrijnë në Kinë për të mësuar jo vetëm gjuhën e kulturën, por edhe teknologjitë e përparuara. Në renditjen e fundit për universitetet më të mira në botë, ato kineze po pësojnë një rritje spektakolare nga viti në vit. Në raportin e fundit të “World University Rankings”, Tsinghua renditet i 16-ti në botë, ndërsa mes 4 universiteteve që futen për herë të parë në listën e 50 më të mirëve, është edhe ai i Zhejiang, i cili nga vendi i 52-të

vetëm një vit më parë, klasifikohet i 36-ti. Edhe mes 7 universiteteve që futen në “Top 100”, dy janë kinezë, ai i Shkencës e Teknologjisë në Huazhong dhe universiteti i Hong Kongut. Plot universitete të tjera, si ai i Pekinit, Jiao Tong apo Fudan në Shanghai, ato në Sishuan, Guangxi, Nanjing, Guangzhou, Harbin etj., tashmë janë një ëndërr jo vetëm për studentët vendas, por edhe për ata ndërkombëtarë.

Pas më shumë se dy vitesh online, duket se më në fund sezoni i ri universitar, do t’i rikthehet normalitetit. Madje Provimi Kombëtar i Hyrjes në Universitet, i njohur si “gaokao” në gjuhën kineze, këtë vit u hap me pjesëmarrjen e rreth 12 milion të rinjve, duke vendosur një rekord të ri. Ndërkohë që vetëm vitin kaluar Kina regjistroi 10.76 milion të diplomuar. Aq të “uritur” janë kinezët për arsimin e lartë, sa që deri para shpërthimit të Covid 19, në Kinë ishin akorduar edhe rreth 11 milionë kuota vetëm për studentët e moshuar, 50 për qind e të cilëve nga 60 deri në 69 vjeç. Kina është e gatshme të të befasojë edhe në arsim... (CRI)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë