Pas Cristiano Ronaldos, banorja e Big Brother tregon futbollistin tjetër që e ka ngacmuar: Më shkroi po nuk më pëlqen fare, i thashë jam në një marrëdhënie

Pas Cristiano Ronaldos, banorja e Big Brother tregon futbollistin tjetër që e ka ngacmuar: Më shkroi po nuk më pëlqen fare, i thashë jam në një marrëdhënie

Jori Delli

Pas njohjes me Cristiano Ronaldon, modelja Jori Delli që është bërë pjesë e Big Brother VIP, ka përmendur futbollistin Mario Balotelli që i ka shkruajtur në rrjete sociale. Ajo tha se biseduan shumë pak se nuk i pëlqente, megjithatë e cilëson si person shumë të sjellshëm.

“Po më ka shkruar dhe me shumë respekt. Baloteli nuk më pëlqen fare. Kur u përgjigja dhe i thashë jam në një marrëdhënie ai më kërkoi falje,”-tha Jori.

Më herët Jori Delli rrëfeu eksperiencën e saj në një reklamë me Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Ky i fundit nuk i pëlqeu aspak.

“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Cristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjysmë milioni ose një million. Më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Cristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë’.

I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Georgina-n. Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm në qoftëse na fliste ai ne. Por ta dish çfarë më bëri mua ai. Ndërkohë që Nejmari u tregua super profesionit, Kristiano më ngacmonte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrënda sepse s’mund t’i flisja. Më prekte flokët dhe unë rrija”- u shpreh Jori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 28/03/2023 13:45

    Sa CV te pasur paska me futbollista qe e ngacmojne. Cfare ben kjo per te fituar jetesen lind normalisht pyetja

    Përgjigju
    • alia: 30/03/2023 14:08

      Eshte kandidate per tu bere ministre e qeverise rama 4

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja