Presidenti Hashim Thaçi në fillim të kësaj jave ua pati dërguar ftesën gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë për t’u betuar para tij, por këta të fundit nuk u paraqiten, me ç’rast i pari i shtetit të Kosovës akuzoi BE-në dhe Serbinë për moszbatim të Marrëveshjes së Gjyqësorit, të arritur gjatë bisedimeve në Bruksel, shkruan “Zëri”.
“Disa vonohen në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe katër vjet e gjashtë muaj, nga prilli i 2013-s në qoftë se unë nuk gabohem. Dhe nuk u bie ndërmend që ta bëjnë atë dhe kanë mbështetjen e shumë vendeve të botës. Më mirë të mos më tërheqin për gjuhe”, ka thënë Vuçiç.
Edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë gjatë ditës së djeshme se pala serbe sot do të jetë e gatshme të krijojë një gjykatë dhe prokurori të re për shumicën serbe në veri të Kosovës, e cila është vetëm një vonesë prej dy apo tre ditësh në krahasim me datën e caktuar dhe Serbia do të jetë gati për t’i përmbushur plotësisht detyrimet e saj të Marrëveshjes mbi Gjyqësorin./telegrafi
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)