Pas Danimarkës edhe Suedia po 
 përgatitet të heqë paratë Cash

Pas Danimarkës edhe Suedia po <br /> përgatitet të heqë paratë Cash
Një studim i fundit në këtë vend ka nxjerrë rezultatet se shumë njerëz po largohen nga përdorimi i monedhës së tyre, Korona, e cila është përdorur që nga viti 1873. 

Sipas studimit nga Instituti mbretëror i Teknologjisë në Stokolm pagesa me kartë është rritur, ndërsa po bëhen eksperimente që shërbimet me para cash të ulen. 
Sipas gjigantit amerikan të kartave të kreditit Mastercard, dhjetra vende do të ndjekin shembullin e vendeve nordike dhe do të ndërpresin përdorimin e parasë në dorë.

"Unë mendoj se brenda vitit 2030 Suedia nuk do të përdorë më para cash, që do të thotë se kartmonedhat nuk do të kenë ndonjë rol të vërtetë në shoqëri. Ajo mund të ekzistojnë, por nuk do të luajë ndonjë rol financiar", ka thënë Niklas Arvidsson, një profesor i asociuar në Institutin Mbretëror të Teknologjisë.

Njerëz të tjerë besojnë se në qoftë se të kartmonedha do të zhduket, një pjesë e identitetit kombëtar të Suedisë do të shkojë me të.

"Paraja luan një rol në formimin e identitetit kombëtar. Unë kam para që vjen nga vendi im. Unë mendoj se ka një lloj vlere kombëtare dhe krenarie kombëtare që të kesh kartmonedhën e vendit tënd", mendon Torbjoern Sundquist, eksperte në muzeun Mbretëror të Suedisë.

Danimarka është një hap përpara në këtë drejtim, madje duke përgatitur edhe një ligj që i lejon tregtarëve të mos pranojnë para në dorë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës