Pas dëmtimeve nga zjarret e vitit të shkuar, në Kishën e Profetit Ilias në Lekël të Gjirokastrës, ka nisur puna për restaurimin e saj përmes një ndërhyrje të rëndësishme që synon rikthimin e këtij Monumenti Kulture në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja i cili shpjegon se punimet konservuese përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të godinës.
Sipas Ministrit Gonxhja, ky proces rimëkëmbjeje, synon të garantojë ruajtjen e kësaj pasurie të ccmuar jo vetëm për vizitorët por për të gjithë brezat e ardhshëm.
Njoftimi i plotë i Ministrit Gonxhja
"Ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Profetit Ilias, e dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar, përmes një ndërhyrje të rëndësishme që synon rikthimin e këtij Monumenti Kulture në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike. Falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, po realizohen punime konservuese, që përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit. Ky proces rimekëmbjeje nënvizon edhe rëndësinë e strategjive të mirëstrukturuara dhe të koordinuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga rreziqet natyrore dhe ndryshimet klimatike. Përfshirja e sektorëve të ndryshëm, nga institucionet e trashëgimisë dhe emergjencave civile, te planifikimi territorial dhe bashkëpunimi solidar, janë thelbësore për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin e monumenteve, duke garantuar që këto pasuri të çmuara të ruhen për sot, për komunitetin, për interesin që ngjallin tek vizitorët vendas e të huaj, dhe për brezat e ardhshëm"
Komente










