Aleanca për Teatrin e paditi në SPAK, BE: Akuzat janë shpifje dhe të pabazuara, Brukseli ka besim te Soreca! Olta Xhaçka: Mik i madh i shqiptarëve

Aleanca për Teatrin e paditi në SPAK, BE: Akuzat janë shpifje dhe të pabazuara, Brukseli ka besim te Soreca! Olta Xhaçka: Mik i madh i shqiptarëve

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

TIRANË- Këshilli i Bashkimit Europian i ka konsideruar fushatë disinfromuese dhe shpifje, akuzat e bëra nga Aleanca për Teatrin, në drejtim të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, të mbërritura deri në SPAK.  Në një deklaratë, zëdhënësi kryesor për punët e Jashtme, Peter Stano thotë se akuzat janë të pabazuara në prova, ndërsa shton se liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca. BE ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë deri më tani nga diplomati europian duke thënë se po punon për interesat e BE, si edhe të shtetasve shqiptarë.

"Ka një fushatë kundër ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe duhet të theksojë se deklaratat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundër Sorecës janë të pabazuara dhe shpifje. Liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca dhe ka mbështetjen maksimale nga ne për punën e mirë që ka bërë për interesin e BE-së, për marrëdhënien e Shqipërisë me BE dhe për interesin e marrëdhënieve të shqiptarëve. Ne vijojmë që të mbështesim Reformën në Drejtësi dhe ftojmë të gjithë aktorët që të mbështesin implementimin e kësaj reforme", tha Stano në deklaratën për mediat.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pak ditë më parë ka dalë dhe ka hedhur një lum akuzash ndaj ambasadorit Luigi Soreca. Ishte Përfaqësuesja e Aleancës së Teatrit, Ardiana Kalaja e cila e ka akuzuar diplomanti se ka ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për teatrin dhe po lobon pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Këto akuza të rënda, Kalaja i ka bazuar në disa fjalë që njerëzit që përkrahin Aleancën për Teatrin dhe rrinë përballë Gjykatës Kushtetuese e kanë parë ambasadorin të hyjë në Gjykatën Kushtetuese më 16 qershor kur po zhvillohej seanca dhe më pas të dilte nga dera e pasme. Për këtë pretendim ka pasur më herët edhe reagim nga ana e delegacionit të BE-së duke saktësuar se Soreca është takuar me Vitore Tushën më 16 qershor, takim që ka qenë i njoftuar dhe i përcaktuar me kohë dhe se nuk është folur për asnjë moment  për teatrin,  por për ecurinë  reformën në drejtësi dhe pavarësinë e institucioneve.

Madje, Aleanca i ka dërguar edhe një kërkesë zyrtare ministrisë së JashTme dhe presidentit Ilir Meta që Soreca të shpallej "Non Grada", një term i shkruar gabim nga ana e tyre, pasi shkruhet "Non Grata" me "T" dhe jo me "D". Mes gafave në terma, Aleanca në denoncimin e tyre në SPAK kanë dhënë edhe argumente qesharake, ku takimin me vajzën e re nga Përmeti që shprehu dëshirën për t'u bërë prokurore me Sorencën në zyrën e tij, Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrin e kanë cilësuar si "shkelje të rënda të etikës dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor". Një veprim i tillë, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ul besueshmërinë e ambasadorit në sytë e publikut pasi sipas tyre kërkoi që ta punësojë në sistemin e Drejtësisë.

Padia e Aleancës për Teatrin, gjithashtu është nul edhe nga pikëpamja ligjore, pasi sipas ligjit ndërkombëtar ambasadori Soreca dhe zyra e delegacionit të BE në vendin tonë, kanë imunitet diplomatik dhe nuk mund të hetohen nga institucionet shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Akuzat ndaj Sorecës, ministrja Xhaçka: Është një mik i madh, ka ndihmuar shqiptarët përtej thirrjes së detyrës

Pasi u denoncua në SPAK nga Aleanca për Teatrin, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka marrë mbështetjen jo vetëm nga eprorët e tij në Bruksel por edhe nga Tirana zyrtare.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, shprehet se Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

"Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin e Shqipërisë, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar", ka shkruar Xhaçka.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Best: 13/07/2021 18:04

    Nuk e kuptoj dot pse duhen marre seriozisht ca idiote

    Përgjigju
  • AdrianaKurveVjeter: 13/07/2021 14:08

    Tani Adriana ta marre kallzimin, ta beje kaush dhe ta fusi mu ne bythe (meqe e ka kanalin gati)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)