MAMURRAS - Bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj prej 5 vitësh, ndërsa së fundmi ka tentuar dhe ta vrasë me armë zjarri. Personazh i kësaj historie të dhimshme është 26-vjeçarja Etleva Guri nga qyteti i Mamurrasit, nënë e tre fëmijëve.
Ajo nuk ka mundur që ta durojë më dhunën që ka ushtruar burri i saj dhe e ka denoncuar në polici, ku tashmë ai është arrestuar dhe ndodhet në burg. Prej tre javësh Etleva bashkë me tre fëmijët e saj të mitur është strehuar tek shtëpia e prindërve të saj, por këta të fundit jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe pa asnjë të ardhur.
Sikur të mos mjaftonte dhuna e vazhdueshme me të cilën ishte përballur prej kohës, Etlevës tashmë i duhet të përballet edhe me varfërinë, duke mos patur asnjë të ardhur për të mbajtur fëmijët e saj. Ndërsa rrëfen historinë që ka përjetuar prej 5 vitesh nën terrorin e dhunës fizike dhe psikolgjike, Etleva kërkon ndihmën e shtetit që t'i sigurohet një banesë ku mund të strehohet bashkë me tre fëmijët e saj.
Edhe nëna e 26-vjeçares Vera Murati tregon për veshtirësitë që ka kaluar e bija për rreth 5 vite, ndërsa sipas saj asnjeherë nuk i kishte treguar prindërve të saj për dhunën e vazhdueshme që përjetonte. Sipas saj familja e tyre jeton vetëm me një ndihmë ekonomike prej 4500 lekësh, duke deklaruar se e ka të pamundur që të mbajë edhe vajzen me tre fëmijët e saj.
26-vjeçarja Etleva Guri ishte e martuar prej 8 vitesh në fshatin Shënmri të Kurbinit, ndërsa sipas saj në vazhdimësi ishte përballur me dhunën e të shoqit, pasi gjatë gjithë kohës ai konsumonte alkol dhe ishte në gjendje të dehur.
Aktualisht ajo po jeton në një dhomë 7 metra katrore tek pridërit e saj në Lagjen "Drita" të Mamurrasit, ndërsa apeli i kësaj nëne i referohet nevojës për ndihmë, pasi nuk ka asnjë të ardhur për të mbajtur frymen gjallë vetes dhe tre fëmijëve të saj.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO