Pas disa ditësh kundërshti, Trump ndryshon mendje, nënshkruan paketën financiare rreth 900 miliard dollarë

Tre javë larg përfundimit të mandatit të tij si president i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar me vonesë  projektligjin për ndihma kundër krizës së shkaktuar nga koronavirus dhe shpenzimeve, duke shmangur një mbyllje të pjesshme.

Presidenti nënshkroi një paketën financiare prej 900 mld dollarësh për të përballuar impaktin e koronavirusit në vend, edhe pse në fillim e kundërshtoi atë fuqishëm.

“Unë thjesht dua t’u jap 2000 dollarë njerëzve tanë të mrekullueshëm, në vend të shumës së vogël prej 600 dollarësh që është propozuar. Gjithashtu, ndalni shpenzimin e miliarda dollarëve në ‘përfitime’”, shkroi ai në Twitter.

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë federale mund të fillonte nëse Trump nuk do e nënshkruante projektligjin.

Paketa ekonomike me vlerë 900 mld dollarë u miratua nga Kongresi pas muajsh të gjata negociatash.

Ajo ishte pjesë e një pakete shpenzimesh prej $ 2.3tn që përfshin $ 1.4tn për shpenzimet normale të qeverisë federale.  Vonesa do të thoshte që  14 miliona persona të cilët e kanë humbur përkohësisht punën për shkak të pandemisë tu shkëputen përfitimet e papunësisë. Megjithatë u njoftua se pas miratimit të planit pagesat do të rifillojnë.

Rritja e shumës së ndihmave u pa si një kritikë ndaj vetë anëtarëve të Partisë së tij Republikane, të cilët u kishin rezistuar përpjekjeve të demokratëve për të negociuar pagesa më të mëdha.

Efekti ekonomik i pandemisë ka lënë miliona amerikanë të varur nga ndihma ushqimore dhe ndihma të tjera. Kërkesa e tij për të dërguar masën përsëri në Capitol Hill habiti ligjvënësit pasi ai kishte qëndruar kryesisht jashtë negociatave.

Trump largohet nga detyra në 20 Janar pasi humbi zgjedhjet e Nëntorit ndaj Biden, edhe pse ai ka refuzuar të pranojë humbjen.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën