Zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave në qarkun e Korçës.
Pas disa ditësh pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik, për shkak të motit të keq, është zgjidhur problemi me energjinë për banorët e zonave të Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Senisht dhe Tresovë.
Grupet e punës të OSHEE, bënë të mundur riparimin e defekteve të lindura si pasojë e rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë dhe atij të mesëm. Momentalisht po punohet për riparimin e defekteve edhe për katër fshatrat e tjerë që kanë mbetur ende pa energji.
Komente










