Ish shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat. Burime për Report Tv bëjnë me dije se po bëhet transferimi për në Tiranë, ku pritet të vuajë edhe dënimin me burg pasi në prill të këtij viti, GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Një prej operacioneve më të mëdha për kapjen e Sokol Bodes ka qenë në pikën kufitare të Muriqanit, ku ai ia doli të kalojë jashtë vendit. Së bashku me Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Edhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po vuan dënimin me burg për përfshirjen me grupin Habilaj.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizonte se Tahiri kishte lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohej në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
'Vendimtar' për trafikun e drogës drejt Italisë, cili ishte roli i ish shefit të policisë që u arrestua sot në grupin e Habilajve

1660247322_sokolbodee.JPG

Ish zyrtari i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode që u arrestua sot pasi akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj dyshohet se bashkëpunonte me kolegët Jaeld Cela dhe Gjergji Kohila.

Që në nëntor të 2017 u lëshua urdhër arresti për të tre, të cilët aso kohe u arratisën jashtë vendit. Bode dhe Kohilaj kujdeseshin që me mosveprimet e tyre të lejonin trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.