Me dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Sali Berisha ka caktuar Aurel Bylykbashin, ish-deputetin e Elbasanit, si drejtues politik të Vlorës.

Karriera politike e Bylykbashit lidhet me Elbasanin, ndaj arsyet pas këtij vendimi të kreut të PD mbeten ende të paqarta.

Dega e PD Vlorë ka njoftuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e saj që do të mbahen më 15 mars.