Pas dorëheqjes së Haradinajt, LDK i kërkon Thaçit të nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve

Pas dorëheqjes së Haradinajt, LDK i kërkon Thaçit të nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Mustafa tha se ”LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten.

Haradinaj tha se ka dhënë dorëheqje pasi që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)