TIRANË-Pas implementimit me sukses të fazës pilot të Projektit të Recetës Elektronike në qytetin e Durrësit, ka nisur shtrirja e tij edhe në Tiranë, për të vijuar më pas në të gjithë Shqipërinë.
Nga dita e hënë, 9 Janar 2017 deri ditën e shtunë, 14 Janar 2017, në mjediset e Shkollës së Administratës Publike u zhvilluan trajnimet me 317 mjekë të familjes së Kujdesit Shëndetësor Parësor (urban dhe rural) të Tiranës për recetën elektronike.
Duke filluar nga data 1 Shkurt 2017, mjekët në Qendrat Shëndetësore të Tiranës, nuk do të përdorin më recetën letër për barnat e rimbursueshme, por vetëm atë elektronike.
Faza e dytë e trajnimeve, do të vijojë në vendet e punës në Qendrat Shëndetësore deri në fund të muajit Janar. Këto trajnime janë të akredituara nga QKEV-ja, kredite këto që përfitohen pa pagesë.
Aplikimi i recetës elektronike bën të mundur ngushtimin e hapësirës korrupsion në rimbursime si dhe rrit transparencën, nëpërmjet monitorimit kompjuterik të problematikave të shëndetit publik e të profesionalizmit të shërbimit të mjekut të familjes dhe rritjes së cilësisë së edukimit në vazhdim.
[gallery]20593[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO