Pas Elbasanit, Kim takon kryesuesit e listave në Shkodër: Të mbahen larg personat me precedentë, të zhvillohet një proces zgjedhor i qetë

SHKODËR- Pas Elbasanit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar në Shkodër, ku mësohet se ka zhvilluar takime me përfaqësues politik të partive politike.

Për rreth 45 minuta ambasadorja ka qëndruar në shtabin e kryesuesit të listës së demokratëve, Helidon Bushati  ku mësohet se në qendër të bisedës ka qene mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Burimet thanë se Kim ka kërkuar angazhim për një proces të qete dhe larg tensioneve, ndërsa ka ripërsëritur apelin për mos përfshirjen e personave me precedentë penale në fushatë. Bushati, e ka cilësuar takimin me Kim si "i shkëlqyer".

Më pas, kryediplomatja i është drejtuar selisë së PS në Shkodër, ku është pritur nga kryesuesja e listës Edona Bilali. Kim ka qëndruar përreth 15 minuta në takim me kandidaten Bilali, ku sipas burimeve, ka kërkuar që tensioni politik të mos reflektohet në incidente të dhunshme. Pavarësisht interesit të lartë mediatik për këto takime, ambasadorja Yuri Kim nuk ka preferuar të bëjë komente. Me këtë rast ka bërë një shëtitje në qytetin e Shkodrës, ku ka parë nga afër muzeun "Marubi", ndërsa ka zhvilluar edhe një takim informal me gazetarët e Shkodrës

Ambasadorja Amerikane më herët ka qenë në qarkun e Elbasanit, ku zhvilloi takime "kokë më kokë" me të drejtuesit politik të Elbasanit, fillimisht me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe kandidaten e "Nisma Thurje", Rudina Hajdari. Nga Elbasani, Kim lëshoi deklaratë të fortë, pak para se partitë të dorëzonin listat në KQZ, ku tha se duhet të jenë emra me integritet, pasi në këtë fortë do kuptonin se kush do dëshiron integrimin në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Kim në Shkodër, takon drejtuesin politik të PD-së, Helidon Bushatin

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka mbërritur në selinë e shtabit politik, ku është pritur nga drejtuesi politik i qarkut, Helidon Bushati. Bushati, e ka cilësuar takimin me Kim si "i shkëlqyer".

"Takim i shkëlqyer sot me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, në shtabin e Partisë Demokratike Shkodër.  Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë e jona me Shtetet e Bashkuara janë profecia se e ardhmja e shqiptarëve është e patjetersueshme dhe i përket çdo njeriu të zakonshëm të këtij vendi.  Gjeta rastin t’i shpreh mirënjohjen për angazhimin që këtë aleancë po e reflekton në krah të interesave të këtij vendi, në krah të interesave të qytetarëve. Ndamë bindjen se 25 Prilli nuk është vetëm një garë elektorale, por dita që duhet të flasë vetem gjuhen e të ardhmes së shqiptarëve", shkruan Bushati.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër