Meta mesazh BE nga Shijaku: Pjesëmarrje e lartë në votime, votime me transparencë dhe harmoni! Jemi një popull me orientim 100% europian, gati për negociatat

Meta mesazh BE nga Shijaku: Pjesëmarrje e lartë në votime, votime me transparencë dhe harmoni! Jemi një popull me orientim 100% europian, gati për negociatat

Pas vizitës në Elbasan, presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në Shijak. Nga Shijaku bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë i qetë dhe i lirë, ndërsa i bëri apel qytetarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ndërkaq Meta i  ka përcjellë dhe një mesazh BE duke thënë se procesi vijon me transparencë dhe i qetë. Sipas Metës ne jemi një vend me orientim 100% europian.

“Ky është popull me tradita dhe duhet të jetë model në këto zgjedhje. Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë dhe të votojnë në mënyrë demokratike”, tha Meta ndërsa theksoi se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

Është kënaqësi që të jem këtu në Bashkinë e Shijakut. Erddha sepse u njoftova sepse kishte probleme në qendrën e votimit të karakterit teknik. Por 2 këshilltarët e mi, këshlltari për sigurinë kombëtare Spiro Koçi dhe këshilltari diplomatik Genc Muça më sqaruan se çdo gjë është normalizuar dhe procesi po ecën në mënyrë të mrekullueshme , qytetarët do të votojnë të lirë, për çdo shqetësim qytetarët e mi do të jenë këtu por edhe vëmendja e ndërkombëtarëve është këtu.

Për ato arsye që e dimë nga zgjedhjet e kaluara, jam besimplotë se Shijaku do shkëlqejë dhe Shijaku do nxjerrë në pah të në këto zgjedhje  vlerat e veta ato të qytetarisë. Bashkëjetesës demokratike edhe të dashurisë për shijakun.I vetmi problem është se ka rradhë të gjata dhe pjesëmarrje të lartë që nuk është problem  përkundrazi të vazhdojë tërë ditës sepse askush nuk duhet të mungojë në këtë festë të demokracisë. I ftoj të gjithë forcat politike, kandidatët dhe mbi të gjitha të gjithë administruesit të këtij procesi të vazhdojnë sepse kjo ditë që nisi mrekullueshëm duhet të vazhdojë kështu me dritë transparencë harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Nga një mbarëvajtje e tillë fiton e gjithë Shqipëria  shqiptarët dhe i japim mesazh të fortë BE se jemi gati për të çelur negociatat jemi gati për të fituar kohën e humbur se jemi një popull me orientim 100% europian”.


Lajmi kryesor:

Meta: Sondazhet kanë prapavijë partiake, ju do të argëtoheni me to në fund të procesit


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit