Pas eliminimit të Egzonës,
Tuna reagon në Facebook
Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, e cila aktualisht është edhe anëtare në jurinë e “X-Factor ka publikuar një status në faqen e saj zyrtare në Facebook ku shprehet lidhur me eliminimin e Egzonës,
Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, e cila aktualisht është edhe anëtare në jurinë e “X-Factor ka publikuar një status në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku shprehet lidhur me eliminimin e Egzonës, një prej konkurrenteve të këtij talent show:
"Aspak nuk jam e habitur me komentet që po lexoj. Për fat të keq, më shumë jemi të aftë të shajme e ofendojmë me një lehtësi të madhe, se sa të bëjmë të kundërten - të komplimentojmë apo lartësojmë dikë kur e meriton.
(Statusi i publikuar nga këngëtarja Tuna në faqen e saj në Facebook)Vendimi për një "dead lock" ishte zgjidhja më e duhur për sonte, sepse në këtë mënyrë bëhet vendimmarrëse vota e publikut, ajo që i jep peshë kësaj gare.
Kohën që e humbni për të fajësuar jurinë do ishte më e dobishme duke votuar dhe lobuar për favoritin tuaj.
Për mua, ashtu siç thash, Egzona është artistja më e pjekur në këtë edicion dhe vazhdimisht ka pasur mbështetjen time.
Me "X Factor" nuk përfundon karriera artistike e konkurentëve, përkundrazi aty fillon.
Dhe më besoni, të gjithë finalistët e "X factor" kanë atribute për të qenë pjesë e komunitetit muzikor shqiptar. "-ka shkruar Tuna në Facebook.
Ky publikim i saj është shoqëruar menjehërë nga komente pro dhe kundër nga fansat e këngëtares.
(xh.k/shqiptarja.com)
24/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 67818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!
10 Tetor, 22:49
-
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë
10 Tetor, 22:48
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor, 22:37
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46