Pas Encës, Albana Osmani 
abuzon me photoshop-in

Pas Encës, Albana Osmani <br />abuzon me photoshop-in
Si është puna e kësaj marrëdhënies së çuditshme që kanë VIP-at me photoshop-in?! Mani apo sëmundje, shumë personazhe publike që mund të jenë në formë të shkëlqyer fizike, abuzojnë me programe modifikuese për të 'perfeksionuar' edhe më shumë pamjen e tyre.

Pas këngëtares Enca Haxhia, Albana Osmani është 'viktima' e rradhës. Moderatorja postoi një foto në Instagram mbrëmjen e djeshme, ku shihej në ambientet e palestrës.

"Një herë në gjashtë muaj kalohet nga palestra për të bërë foto", shkroi Osmani nën foto, ndërsa u shfaq me një bel më të hollë se zakonisht, që stononte me shpatullat e gjera.

Fotoja është fshirë nga Instagrami i bukuroshes...mbase edhe vetë Albana e ka kuptuar se e teproi?! 
albana osmani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij