TIRANE- Ndërmarrjet e Ujësjellësit, të cilat nuk arrijnë të jenë efikase, pritet të mos subvencionohen më nga shteti. Kjo ishte një nga pikat kyçe, në fjalën e mbajtur të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë analizës vjetore të sektorit të Ujësjellës-Kanalizimi. Mungesa e subvencioneve nga shteti, i ndërmarrjeve joefikase të Ujësjellësit, do të çonte ose në mbylljen e këtyre të fundit, ose në rritjen e tarifave për ujin.
Subvencionet
Ministri Haxhinasto theksoi se sektori i Ujësjellës-Kanalizimeve ka nevojë për një reformë, duke u ndalur tek subvencionimi i qytetarëve me të ardhura më të ulëta, përsa i përket shërbimit nga Ujësjellësi. “Theksoj edhe një herë si politikë të re për subvencionet, e cila duhet aplikuar te njerëzit me të ardhura më të ulëta, te njerëzit në nevojë. E përsëris, nuk do të ketë subvencione për të mbuluar keqmenaxhimin e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve, kjo të jetë e qartë dhe kjo do të jetë një politikë shumë e qartë që do ndjekim”, - nënvizoi kreu i Infrastrukturës.
Performanca
Niveli i arkëtimit për shërbimin e ujit është problematik në vendin tonë. Nga 4 litra ujë që prodhohet, arkëtohen të ardhura vetëm për 1 litër. Ministri Haxhinasto, duke vënë në pah këto të dhëna, theksoi keqmenaxhimin e burimeve hidrike në vend, përsa i përket mbledhjes së të ardhurave. “Rreth 67% e ujit është pa të ardhura, mund të trajtohet ky si aset kombëtar? Cili aset kombëtar trajtohet me kaq papërgjegjshmëri sa uji, por edhe për pjesën tjetër 33% niveli i arkëtimit i mbledhjes së faturave është i ulët. Pra, do të thotë qe ne prodhojmë 4 litra ujë dhe vetëm për 1 litër ujë marrim para, pra, pa diskutim që ka nevojë një ndryshim thelbësor konceptual”, - tha ministri Haxhinasto.
Shkrimi u publikua sot (20.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com