Pas dy koncerteve të bujshme që mbajtën Ermal Meta dhe Rita Ora, këngëtari i radhës që pritet të mbushë sheshin 'Skënderbe'j do të jetë Noizy.

Ai e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram ku shihet me kryebashkiakun dhe boksierin Florian Marku për bisedimet për mbajtjen e koncertit.

Ende nuk është konfirmuar data por e sigurt që sheshi Skënderbej do të mbushet sërish plot.