Pas famës me letrën e deputetit
Xhesika Ndoja duet me Kallashin

Pas famës me letrën e deputetit<br />Xhesika Ndoja duet me Kallashin
TIRANË - Vallëtarja e njohur Donjeta Kosumi një nga personazhet më të njohura të shoëbizit ka nisur bashkëpunimin me Xhesika Ndoj e cila u përfol shumë kohëve të fundit për propozimet që i ka marrë nga deputetët shqiptarë. Kallashi përveç vallëzimeve të nxehta që bën çdo natë në lokalin e saj, ajo ka filluar të merret edhe me muzikë, duke konceptuar video-klipe të nxehta. Ajo ka pasur një projekt të saj të fundit muzikor me këngën “Nana dimri” e cila u publikua me 30 Dhjetor 2015.

Por tashmë Kallashi ka rrëfyer në FB se do të ketë një bashkëpunim të ri dhe sapo filluar punën për projektin e saj më të ri. Sipas fotografisë së postuar nga ajo në faqen e saj të internetit, shkruan se do të jetë në bashkëpunim me një tjetër personazh. Kallashi lajëmron se këngëtarja Xhesika Ndoj do të këndojë bashkë me të në duetin e kripit të ri.

Xhesika Ndoj është një personazh që nuk ishte shfaqur për “bëma” erotike. Por ajo kohët e fundit ka bërë mediatike disa deklarata provokuese, ku është shprehur se ka qenë shumë e kërkuar për lidhje erotike nga politikanët. Pak ditë më parë Xhesika Ndoj publikoi edhe një letër, duke pretenduar se ishte e një deputeti që ia kishte dërguar asaj.  Xhesika Ndoja kohët ë fundit ka përfolur se ka pasur oferta marramendëse që i bëhen nga deputetë e ministra për të pasur atë si të dashur e për të jetuar “një jetë sheikësh”.

Ja letra për të cilën Xhesika Ndoj pretendon se i dërgohet asaj: “Përshëndetje Xhesika
Uroj të jesh mirë në pamundësi të takohemi përballë që të flisnim kam parë shumë portale dhe që ke pranuar publikisht në lidhje me propozimin tim. Nuk e mendova që do të merrje për ofendim!Por dua të them që mos bie pre e provokimeve të askujt të publikosh emrin tim pasi, ti e din arsyen. Mos mashtro nga ana e pasurisë që të kanë ofruar, nëse do të nevojitet para, do ti jem un ai që do të paguajë, shpresoj të shihemi një dit për mirë” – shkruhet sipas Xhesikës.

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar