Pas fejesës Gjergj Leka revoltohet
në "Facebook" me "miqtë"
Menjëherë pas festës dhe kurorëzimit të fejesës së tij me regjisoren e re dhe bukuroshe Erisela Marko, kantautori Gjergj Leka ka shkruar në rrjetin social "Facebook" rreth mbrëmjes duke shprehur pakënaqësinë për mungesën e shumë prej bashkëpunëtorëve të tij : “Nuk kam fjalë të përshkruaj natën e sotme..."
Menjëherë pas festës dhe kurorëzimit të fejesës së tij me regjisoren e re dhe bukuroshe Erisela Marko, kantautori Gjergj Leka ka shkruar në rrjetin social Facebook rreth mbrëmjes duke shprehur pakënaqësinë për mungesën e shumë prej bashkëpunëtorëve të tij : “Nuk kam fjalë të përshkruaj natën e sotme... Sa hyra në shtëpi dhe po flas me Erin sa miq paskam pasur dhe më bënë të ndihem fajtor për faktin që natyra ime pak sociale kishte harruar afektin e pastër të jo kolegëve....
Nga dita e sotme kuptova që paskam miq edhe në muzikë që më duan më shumë se une dua veten,nuk janë shumë por dua me shpirt tua thërras emrat: Ardit e Anila Gjebrea, Stefi Prifti, Dren Abazi, Rovena Dilo, Ermal Mamaqi, Redon Makashi, Ronela Hajati, Samanta Karavella,Vedat Ademi, Erik Lloshi,Tonin Tërshana, Mariza Ikonomi, Aleksandër Gjoka,Renis Gjoka,Voltan Prodani,Adi Hila,Iljard Shaba, Kledi Bahiti dhe Emi bogdo.
Është i çuditshëm për mua fakti që këta miq nuk munda kurrë ti shkruaj një këngë ose edhe të bashkëpunoja me ta.... Erdhën thjesht për Gjergjin njeri....I falenderoj ata që kisha ftuar dhe nuk erdhën se më bënë të njoh respektin nga pasioni idiot i muzikës....FALEMNDERIT JU MIQ ARTISTË QË NUK MË BEGENISET... I VEÇANTË FALENDERIMI PËR: Virgjil Kule, Roland Qafoku, Aida Vrioni, Zefina Hasani, Alida Canaj, Fjoralba Maliqi, Lori, Jutta Rustami.
Ju të tjerët që sot do paguani lekë për këngët që nuk ja u fal më, si dhe ju miket e mia të mirë që më aq pasion drejtoni emisionet në tv, do më paguani prezencën...Besoj që më kuptoni...A.....harrova...Nuk vlen më fjala që ju kam dhene që në dasmën tuaj do vij gratis me orkestër....kam shtuar edhe t.v.sh...”,-ka shkruar Leka në Facebook.
Kantautori Gjergj Leka ka kurorëzuar fejesën me regjisoren e quajtur Erisela Marko. Madje përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Gjergji ka ftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij për të qenë prezentë në fejesën e organizuar në një nga klabet e “Bllokut” në Tiranë, por mesa duket shumë prej bashkëpunëtorëve të tij nuk kanë qenë të pranishëm në këtë event të rëndësishëm për të.
27/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
76.7%
-
Jo
16.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklaratat e ashpra të Krichbaum ndaj Berishës, Kulluri: Tregon dashamirësi për të djathtën! Është mik i PD-së, CDU ka qenë partnere kryesore në PPE
8 Tetor, 20:07
-
Ylli Pata: Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin
8 Tetor, 19:56
-
'PD-ja duhet të ndryshojë kreun!', DW jehonë deklaratës së zëdhënësit të CDU, Gunther Krichbaum!
8 Tetor, 19:47
-
Inflacioni ra në 1.9% në shtator, niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen
8 Tetor, 19:38
-
Dritan Hila: Agonia e një partie!
8 Tetor, 19:34
-
Elena Kocaqi me parti të re: Do vijmë me frymë të re! Këta krijuan kaos në 35 vite, nuk shkoj tek protestat e atyre që dogjën Shqipërinë dhe shkatërruan ekonominë
8 Tetor, 19:34
-
U kap në fermë kanabisi, shqiptari: Po punoj për të shlyer borxhin 10 mijë paund ndaj atyre që më sollën në Angli
8 Tetor, 19:32
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare ndihmon emigrantët
8 Tetor, 19:20
-
E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, babai dhe djali çohen në spital në gjëndje të rëndë! Çfarë dihet deri më tani
8 Tetor, 19:12
-
Habjon Hasani: Me Amerikën
8 Tetor, 19:07
-
Mero Baze: Ai i vuri flakën PD, ju i bëni gjyq pse dogji dhe PS
8 Tetor, 19:00