Pas firmosjes së marrëveshjeve, Rama-Vuçiç-Zaev: Perspektiva të reja për rajonin

 

Në konferencën për median kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur të tregojë se sa e rëndësishme është bashkëpunimi në rastet e fatkeqësive natyrore duke marrë sis shembull tërmetin në Shqipëri.

“Kur në nëntorin e 2019, ra tërmeti në Shqipëri ishin forcat e kërkim-shpëtimit të vendeve të rajonit, forcat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që na erdhën në ndihmë. Çfarë kuptuam ne nga kjo? Që bashkë jemi më të fortë. Dhe sot ne kemi firmosur një marrëveshje për të qenë bashkë, ku larg qoftë secili nga vendet përballet me një situatë të rëndë . Çfarë të keqe do të kishte për Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnjën që të bashkoheshin në kEtë nismë. Kjo nismë hap rrugën që të bashkëpunojmë së bashku. Ku është e keqja, që helikopterët e vendeve tona të jenë të gjithë bashkë, ky është shpirti I kësaj nisme”, tha Rama. 

Kryeministri Rama i pyetur për marrëveshjet që mund të arrihen me Kosovën, ai tha se kjo nismë është e hapur pa konspiracion dhe ne emër të së ardhmes, pasi e shkuara mban peng të ardhmen. 

“Serbia dhe presidenti i Serbisë kanë bërë një milje shtesë që nisma të jetë gjithëpërfshirëse, të shkoj përtej Procesit të Berlinit, të pranojë lëvizjen e lirë duke bërë që të mos ketë asnjë qytetar të diskriminuar. Kjo nismë u thotë të gjithëve jeni të barabartë, përtej faktit se në nivelin shtetëror ka një çështje të hapur”, tha Rama 

Në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev theksoi se marrëveshja e re sjell perspektiva të reja për Ballkani.

“Sot kemi hapur perspektiva te reja per vendet tona. Kemi vizionin e njëjtë dhe vlera të njëjta. Ballkani ka qenë i rrethuar me mure, por sot kemi ndërtuar ura.  Ne sot kemi nënshkruar 2 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim.  Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit". 
 


Lajmi kryesor:

Zero minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune dhe lëvizje e lirë e mallrave! Firmosen marrëveshjet e mëdha në Shkup! 'Minishengeni' bëhet 'Ballkani i Hapur'


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit