Radhë të gjata automjetesh janë formuar në pikën kufitare të Morinës me qytetarë në pritje për të kaluan drejt Kosovës.

Pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë të Kosovës që po kthehen në shtëpitë e tyre pas pushimeve në vendin tonë.

Policia e Kosovës po punon me procedura të përshpejtuara për të shmangur radhët. Ky fluks i lartë i lëvizjeve u vu re menjëherë pas rritjes së temperaturave dhe përmirësimit të kushteve të motit.