Një tjetër krenari kuqezi si Florian Marku do parakalojë ditën e nesërme, të shtunën, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili do të presë kampionin e boksit pak ditë pas Luiza Gegës, e cila u shpall kampione Europe në atletikë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur,”-shkruan Edi Rama.

Ndërkohë bashkia e Lushnjës, e ka vlerësuar kampionin me titullin 'Qytetar Nderi'.

Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin ËBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Lushnja nderon kampionin e boksit Florian Marku, i jep titullin ‘Qytetar Nderi’

 

Qyteti i Lushnjës ka nderuar sot kampionin e boksit Florian Markun, duke i dhuruar titullin ‘Qytetar Nderi’.