/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Mesfushori Pajtim Kasami i Olimpiakos ka "nderuar" shqiptarët me performancën e tij në Ligën e Kampionëve duke u radhitur mes pesë asistmenëve më të mirë në Europë.
Shqiptari, i lindur në Ohër të Maqedonisë me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve ka koleksionuar 3 asist dhe një gol, ndërsa vetëm Koke i Atletiko Madrid është me 4 asist dhe ka shënuar një sasi më të madhe golash se Kasami.
Shqiptari gjithashtu është në kuotë të barabartë asist me lojtarë si Fabregas e Iniesta, po ashtu dhe Herrera. Në këtë klasfikim mungojnë finalistët për Topin e Artë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Kujtojmë se shqiptari i Maqedonisë, Kasami ka shënuar dhe një super gol ndaj një prej skuadrave më të mira të Europës, Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampionëve, ku Olimpiakos edhe pse bëri një paraqitje të shkëlqyer u eliminua dhe tashmë skuadra helene do të luaj në Europa Ligë
/Shqiptarja.com