Milan ka siguruar një tjetër futbollist pas Zlatan Ibrahimovic. Mbrojtësi i Atalantës që është i huazuar nga Sevillia, Simone Kjaer, ka kryer sot vizitat mjekësore në Milano dhe në orët në vijim pritet të nënshkruajë kontratën. Milan ka mbyllur marrëveshjen në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Kjaer është 30 vjeç dhe është blerë pas kërkesës së Piolit për të zëvendësuar Caladara-n.
Te Interi po këmbëngulin në çdo mënyrë për Arturo Vidal, por e ardhmja e kolumbianit varet nga trajneri i Barcelonës. Valverde sipas raportimeve në Spanjë është thuajse i shkarkuar dhe vendin e tij pritet ta marrë Xavi Hernandes, ish-futbollisti dhe kapiteni i këtij ekipi që është aktualisht në kontratë me Al Saad, klubin nga Katarin. Këta të fundit kanë bërë bllok për këtë lëvizje dhe përveç tij Barcelona po studion alternativat e Ronald Koeman dhe Thierry Henry.