MILOT- Pas më shumë se tre muajsh, ka nisur ndërhyrja emergjente në urën e Matit, e cila lidh Milotin me Lezhën.

Punimet, me një vlerë prej 107 milionë lekësh, financohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kanë filluar prej disa ditësh, me praninë në terren të punëtorëve dhe mjeteve të rënda.

Ndërhyrja parashikon pastrimin e pilotave të themeleve dhe përforcimi i themelit përmes krijimit të një qilimi me blloqe, për të parandaluar dëmtime të mëtejshme.

Ura u mbyll ne korrik te ketij pas demeve te shumta qe pesoi nga shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për inerte dhe mungesa e mirëmbajtjes ndër vite.

Mbyllja e saj krijoi kaos në lëvizje, veçanërisht gjatë sezonit veror, pasi aksi i vjetër Lezhë–Milot shërben edhe si rrugë alternative për te shkuar ne bregdet.

Sakaq, mesohet se ndërhyrja emergjente pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër per te rikthyer qarkullimin normal të automjeteve.

Ura auto-hekurudhore e Milotit me një gjatësi prej 788 metrash eshte ndertuar ne vitin 1979-en dhe per shume vite ketu kane kaluar dhe trenat permos makinave.