PD paralajmëron sërish kaos, e deleguara e SHBA-së takon Çupin dhe Bushkën në Kuvend! Ja mesazhi i Ambasadës

PD paralajmëron sërish kaos, e deleguara e SHBA-së takon Çupin dhe Bushkën në Kuvend! Ja mesazhi i Ambasadës

Klotilda Bushka, Nancy VanHorn dhe Dhurata Çupi

Pas dhunës së shkaktuar nga opozita në Kuvend dhe pasi PS ka kërkuar përjashtimin e deputetëve opozitar, deputetja e PD Dhurata Çupi dhe deputetja e PS Klotilda Bushka, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn.

Lajmi është bërë me dije përmes një postimi të ambasasës së SHBA në Tiranë, ku shkruhet se në fokus të takimit ishte rëndësia e institucioneve të pavarura dhe rolin jetik i shumicës dhe opozitës në demokracinë e vendit.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.

Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë", shkruhet në postim. 

Ndërkohë, ditën e djeshme (1 tetor) pati një reagim të ashpër nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku shprehej thellësisht e shqetësuar nga dhuna e opozitës në Kuvend. Ambasada deklaronte se akte të tilla dëmtojnë procesin demokratik.

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, shprehej ambasada.

Por, duket se mesazhet e ndërkombëtarve kanë shkuar në vesh të shurdhët, kjo pasi nesër ndërsa Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare opozita do të tentojë sërish të krijojë trazira.

Kjo është bërë me dije edhe nga kreu i grupi të PD Gazment Bardhi ditën e sotme, i cili u shpreh se do të bëjmë gjithçka për të mos lejuar normalitet as nesër në seancë.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona