Pas ngërçit me Këshillin e Lartë Gjyqësor, që ende nuk është formuar për shkak të mungesës së gjyqtarit të Apelit në Rrethe, është bllokuar edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Prej një jave, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë thirrje që prokurorët e Apeleve të kandidojnë për të zëvendësuar 3 vende bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se vendet bosh në KLP, u krijuan për shkak të moskalimit të Vetting-ut nga 3 prokurorët, Besa Nikhasani, Bujar Hoti dhe Luan Kaloçi.
Nga 4 prokurorë që garuan për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, vettingun e kaloi vetëm prokurori Arben Dollapaj. 3 prokurorët që ngelën në Vetting, krijuan kështu ngërçin e KLP.
Burime për Report Tv, nga prokuroria e Përgjithshme, bëjnë me dije se një javë pas shpalljes së vendeve bosh nuk ka ende asnjë aplikim. Gara u rihap më 24 shtator 2018. Moskrijimi i KLGJ dhe KLP pamundëson funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.
Do vine prokuror special nga USA, atehere fillon shker
PërgjigjuJane te gjithe ose te perlyer ne korrupsion ose bythepambuke, nuk ua mban. Por besoj se nuk ka te paperlyer ne kete punen e drejtesise, perjashtimet duhet te jene shume te pakta.
Përgjigju