Pas Kolumbisë heq dorë edhe Argjentina, pezullohet Kupa e Amerikës dy javë para se të niste (VIDEO)

Kompeticioni i Kupës së Amerikës, që duhet të ishte zhvilluar verën e kaluar, por që u shty për shkak të pandemisë, është pezulluar dy javë para se të nisë. Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut me anë të një postimi në faqen zyrtare ka lajmëruar se për shkak të situatës aktuale me koronavirusin në Argjentinë ka vendosur të pezullojë Kupën e Amerikës’.

Ky kompeticion ishte parashikuar të niste me 13 qershor, ndërsa për herë të parë do mbahej në dy vende, Kolumbi dhe Argjentinë. Për shkak të protestave të popullit Kolumbia hoqi dorë, ndërsa Argjentina së fundmi po kalon një situatë të përkeqësuar me pandeminë, me rreth 30 mijë raste në ditë.

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka njoftuar gjithashtu se ‘po analizon ofertën e vendeve të tjera për organizimin e këtij kompeticioni’.

Krahas 10 kombeve të zakonshme që marrin pjesë në Kupën e Amerikës më herët ishte vendosur që tre grupet të plotësoheshin me Katarin dhe Australinë që ishin të ftuara, por të dy vendet u tërhoqën në shkurt për shkak të situatës me COVID-19.

Tani kur kanë mbetur edhe dy javë nga fillimi i kompeticionit Kili, Ekuadori dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë hipotezat më të mundshme për ta organizuar.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja