Menjëherë pas konferencës për shtyp, Presidenti Ilir Meta, është ulur me gazetarët në një takim informal jashtë 'syrit' të kamerave.

Meta duket i relaksuar pas fjalës së mbajtur, ndërsa vihet re se ka hequr kravatën dhe xhaketën.

Kujtojmë se konferenca e Metës për shtyp erdhi menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për t'i hapur rrugën zgjedhjeve lokale më 30 qershor. Në lidhje me këtë vendim Meta ka thënë se vendimi i Kolegjit nuk ka asnjë vlerë juridike dhe se i vetmi që mund të vendosi mbi datën e zgjedhjeve është Presidenti.

Sipas kreut të shteti, dekretin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Nga ana tjetër Partia socialiste dhe KQZ nuk e njohin dekretin e Metës dhe vijojnë fushatën elektorale, ndërsa këta të fundit Meta i ka quajtur 'organizatë socialiste'.