Tre ditë pas vrasjes së turistëve çek dhe arrestimit të autorit, policia ka gjetur edhe rrobat që 20-vjeçari Sokol Mjacaj kishte veshur mbrëmjen e 3 korrikut kur qëlloi pas koke me kallashnikov Michal Svaton dhe të dashurën Anna Kosinova.

Menjëherë pasi ka kryer krimin brenda makinës Nissan të çiftit ku Mjacaj kish hyrë me dhunë, autori është larguar me shpejtësi dhe rrobat e gjakosura i ka fshehur në disa shkurre pranë fshatit Prekal ku ndodhi krimi. Rrobat e gjetura këtë të hënë nga policia janë dërguar në laborator për ekzaminim.

20-vjeçari Mjecaj i cili kishte vetëm një muaj që kish fituar lirinë pas kryerjes së dënimit me 4 vjet si bashkëpunëtorë në vrasjen e një fëmije 13-vjeçar, u arrestua pasditen e së dielës në fshatin Grudë e re në Dukagjin.

Gjatë arratisë Mjacaj mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë me veshmbathje ose mund të ketë pasur rroba të tjera në çantën që kish me vete natën e krimit të rëndë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)