Cristiano Ronaldo ka postuar në kanalet e komunikimit një foto me Lionel Messin duke luajtur shah. Duke luajtur shah, dy kampionët që kanë dominuar dekadën e fundit në futboll janë bërë objekt i një fushate marketingu.
Fakt është se CR7 është në "luftë" të hapur me Manchester United, pas deklaratës së portugezit për mungesë respekti nga klubi. Duket se Ronaldo është duke i dërguar "sms" palëve për një lëvizje të mundshme në Paris gjatë merkatos së janarit. Kujtojmë se si Ronaldo dhe Messi janë në Katar me kombëtaret respektive, duke synuar trofeun e lakmuar. Në shënimin e fotos shkruhet: "Fitorja është një gjendje shpirtërore". Janari duket i duhuri për CR7 që të lëvizë në një tjetër kampionat.