Së fundmi kemi dëgjuar shumë për vipat e Hollywodit që janë fejuar. Pas Ariana Grande dhe Justin Bieber duket se një tjetër çift i famshëm kanë vendosur të marrin një hap të rëndësishëm për lidhjen e tyre.
Bëhet fjalë për modelen e famshme, Gigi Hadid, dhe këngëtarin, Zayn Malik, të cilët u përfolën shumë për ndarjen e tyre, por mesa duket kanë arritur ta zgjidhin krizën në çift, duke u rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Në një foto të postuar nga çifti shihet se modelja mban në dorë shumë unaza por ajo që bie në sy është ajo në gishtin e fejesës.
Fotoja ka ngritur dyshime tek fansat të cilët mendojnë që ata janë fejuar, por çifti ende nuk ka bërë asnjë prononcim për ta konfirmuar lajmin.
Postimi i Gigi Hadid në Instastory