Pas takimit ‘kokë më kokë’ me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Kurti, sot dy të dërguarit të takojnë presidenten Osmani dhe opozitën.
Escobar dhe Lajçak pritet të kenë një dialog ‘kokë më kokë’ me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë, në bisedimet me Kurtin, Escobar dhe Lajçak propozuan tri kërkesa, zgjedhje, qetësim të situatës dhe rikthim te dialogu. Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, dy të dërguarit thanë se janë në "fillim të misionit të tyre", që do të zgjasë dy ditë.
Menjëherë pas kësaj, Qeveria e Kosovës doli me një njoftim zyrtar.
Zyra e kryeministrit, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin e këtij të fundit me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogu Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak.
Siç raportoi zyra e kryeministrit në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit. Ai u shpreh se për të vijuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet t’i jepet fund sulmeve nga grupet kriminale kundër forcave speciale
“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, citohet Kurti..
Më pas, Kurti ka thënë se vetëm sundimi i ligjit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira.
”Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”.
“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës, u përshkallëzuan sërish pas mbajtjes së zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës. Duke qenë se Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet, ndërkombëtarët shprehën keqardhje, por nuk ndaluan qeverinë e Kosovës të mos zhvillonte zgjedhjet. Veriu i Kosovës zhvilloi zgjedhjet por edhe qytetarët nuk votuan, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, në 4 komunat në veri të Kosovës dy partitë e mëdha shqiptare në Kosovë, PDK dhe LVV ndanë pushtetet duke fituar secila nga 2 komuna. Nga ana e ndërkombëtarëve pati keqardhje për mos marrjen pjesë në zgjedhje, megjithatë nuk i cilësuan si antikushtetuese. Ka qenë kjo retorikë e ndërkombëtarëve, pra SHBA dhe BE-së ajo që në fakt ka nxitur edhe tensionet. Duke mos marrë një sinjal alerti për zgjedhjet në veri, Kurti i sheh po ashtu si të ligjshme, nga ana tjetër serbët në veri të Kosovës nisën protestat që prej datës 26 maj. Forcat speciale dhe policia e Kosovës kanë qenë në zonë për të mbrojtur 4 kryetarët shqiptarë, të cilët nuk i lënë të shkojnë në zyrë. Ndër të tjera, Lista Serbë ka dhënë dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhje: Të largohen forcat speciale dhe policia e Kosovës dhe të formohet Asociacioni i komunave serbe në veri të Kosovës.
Në përditësim...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin detyrimet e tyre duke formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit në Beograd me të dërguarit specialë të BE dhe SHBA, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, tha Vuçiç.
Vizita e Lajçakut dhe Escobarit vjen pasi për dy ditë ata zhvilluan takime në Kosovë me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e partive opozitare.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha të martën se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet sot dhe nesër.
Ai i bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, gjatë të cilave thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.
Escobar tha se të premten ai dhe zoti Lajçak duhet t’u raportojnë udhëheqësve të tyre nëse ishin të suksesshëm apo jo, ndërsa paralajmëroi pasoja në rast dështimi.
“Për Kosovën, do të dërgojë një sinjal të fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne dhe mendoj se kjo do të ishte për keqardhje. Meqë ra fjala, jo Kosova por kryeministri. Dua ta bëj shumë të qartë se ne nuk e shohim këtë si një ndikim afatgjatë në marrëdhënien tonë por veprimet e ndërmarra ose jo mund të kenë disa pasoja që do të ndikojnë një pjesë të marrëdhënies”, tha zoti Escobar.
Ai e cilësoi ‘hutues’ qëndrimin e qeverisë së Kosovës kundër këshillave amerikane për të mos dërguar me forcë kryetarët shqiptarë të komunave në veri që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga partitë serbe. Ai tha se ka sfida në marrëdhëniet dypalëshe që kanë të bëjnë me kryeministrin Albin Kurti dhe i quajti të dhimbshme mendimet se Shtetet e Bashkuara po i drejtojnë marrëdhëniet dhe angazhimin tonë për Kosovën në dobi të Serbisë.
“Ne nuk i kemi të njëjtat marrëdhënie me Serbinë si me Kosovën. Serbia nuk është kandidate për anëtarësim në NATO, ajo po kalon një kohë sfiduese në integrimin e vet evropian dhe ne prisnim që Kosova të jetë shumë më larg. Shuma e parave që ne i përdorim për të mbështetur institucionet tuaja, duke përfshirë sigurinë tuaj përmes KFOR-it, nënkupton që kemi një marrëdhënie tjetër. Kjo nuk do thotë që nuk e mbajmë Serbinë përgjegjëse për disa gjëra që po ndodhin dhe ua kemi bërë shumë të qartë se sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme”, tha zoti Escobar.
Tridhjetë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s u plagosën të hënën ë kaluar në përplasje me grupet e protestuesve serbë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave. Prishtina akuzoi grupet e mbështetura dhe financuara nga Serbia dhe me lidhje me Rusinë për nxitje të dhunës.
Zoti Escobar tha se Rusia e shfrytëzon këtë situatë dhe përfiton prej saj, por Rusia nuk po e drejton këtë.
“Ky është dështim i udhëheqjes politike të të dyja palëve për të përparuar në ripajtimin ndëretnik. Pikë. Ne e kemi tërë vullnetin e mirë për t’i sjellë Serbinë dhe Kosovën në një pozitë më të mirë, në marrëdhënie jo domosdoshmërisht miqësore, por paqësore, të normalizuara dhe që i afrojnë me Bashkimin Evropian”, tha zoti Escobar.
Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë menjëherë marrëveshjen ë arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Nga Kosova pritet themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, tha ai duke nënvizuar se ai do të ndodhë por çështja është me kënd dhe sa gjatë duhet pritur.
“Ne e dimë se si duhet të duket Asociacioni dhe e dimë si nuk duhet të jetë. Kemi nevojë të fillojmë tani. Mund ta kemi statutin në një ditë nëse duam. Nuk e kuptoj vonesën. Për mua, Kosova duhet ta përcaktoj veten jo nga Serbia por nga vlerat e saj, nga marrëdhëniet e saj jo me 6 milionë banorë të Kosovës por 700 milionë banorë të komunitetit euro-atlantik. Dhe ende sa herë flasim me këtë kryeministër dhe zëvendësin e tij, e tëra për çfarë duan të flasin është Serbia”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara duan të flasin për integrime më të mëdha të Kosovës, tha zoti Escobar.
“Pra, me Asociacionin në kushte evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, unë e kam platformën me të cilën mund të shkojë te vendet tjera evropiane dhe të them ‘ata e kanë bërë çdo gjë që u është kërkuar” dhe duhet të ecim përpara për më shumë përfitime për Kosovën. Nuk mund ta bëjë këtë nëse Kosova nuk e përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes”, tha ai./ VOA
Protesta e radhës e banorëve serbë në veri të Kosovës u integrua me disa lojëra, një traditë që vijon në Leposaviç prej 45 vitesh.
Kësaj here në “Lojërat sportive të punëtorëve 2023”, morën pjesë edhe pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, të cilët fituan me rezultat 2:1 në duel me vendasit e Leposaviçit.
Pas lojës, ushtarët u tërhoqën pranë komunës së rrethuar me tela me gjemba.
Sipas mediave serbe, qytetarët e Leposaviçit në këtë mënyrë donin të dërgonin një mesazh paqeje, me shpresën se bota do ta kuptojë se sa duan një jetë të qetë dhe të lirë.
Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka thënë të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobarit dhe Mirosllav Lajçakut, se vetëm ndëshkimi i grupeve kriminale mund të çojë në një “stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.
“Prandaj presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë”, u tha Osmani, sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes.
Osmani përmendi edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja që ka qenë kërkesë e Escobarit dhe Lajçakut në takimin e një dite më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna”, tha Osmani.
Ajo gjithashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar të punojë në bashkëpunim me aleatet e saja ndërkombëtare.
Gjatë vizitës dyditore në Prishtinë dhe Beograd, të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ata pritet që gjatë ditës të takohen edhe me përfaqësues të partive në Kosovë, përshirë Listën Serbe.
Një ditë më parë, Escobar dhe Lajçak u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilit i kërkuan qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e Brukselit.
Më vonë gjatë ditës, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë drejt Beogradit, ku, sipas njoftimeve, në orën 18:30 do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Situata raportohet të jetë e qetë mëngjesin e së martës në Zveçan, ku janë mbledhur sërish një grup i vogël qytetarësh lokalë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale.
Të martën janë hequr edhe një pjesë e telave me gjemba përreth ndërtesës komunale, ndërsa tani aty qëndrojnë vetëm tre ushtarë.
Në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, më 29 maj kishte ndodhur një përleshje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve lokalë.
Pas takimit 2-orësh me Escobar dhe Lajçak Kurti ka shprehur angazhimin për të zgjidhur situatën në veri. Ai u shpreh se për të vijuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet t’i jepet fund sulmeve nga grupet kriminale kundër forcave speciale
“Në takimin me Escobar dhe Lajçak shpreha angazhimin tim të parezervë për de-përshkallëzimin. Hapat thelbësorë përpara janë një fund i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale dhe roli për të siguruar fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- shkroi Kurti.
po more po se po mos te ishte Amerika ...kosova nuk do ishte shtet i pavaruar Dhe Amerika drejton boten o Gjergji...mban paqen dhe stabilitetin ne bote keshtu qe di mire cdo duhet te beje edhe kosova... Kurti ben nacionalistin dhe po demton kosoven, edhe ato pakicat ne kosove duhen te respektohen o Gjergji se popull serb jane ata nuk jane milloshevici
PërgjigjuShqiptarèt nè Kosovè, kanè njeriun e duhur nè krye tè punève tè qeverisè. Kurti, èshtè antiteza e gjithçkaje tè njohur mè parè nè skenèn politike shqiptare. Pa vese drogaxhinjsh, pa kolegè hajdutè ordinerè apo tutorè semaforèsh qè brejnè taksat e shqiptarève si minjtè arat, pa pazare tè pista hajdutèsh me qèllim mbajtjen e pushtetit dhe tjetèrsimin e vullnetit politik tè zgjedhèsve. Kush nuk i ka kèto gjèra,,,ai e ka dinjitetin pèr tè shprehur mendimin e tij edhe karshi pèrfaqèsuesit tè atij vèndi qè ne shqiptarèt iu jemi mè pranè se askush tjetèr nè europèn jugperèndimore, amerikanève. Jo, nuk èshtè aspak antiamerikanizèm, tè mbrosh interesin e vèndit dhe popullit tènd. Perverse, èshtè sjellja prej lavjerrèsish zuzarè, qè si "argument" tè vetèm, kanè "E KÈRKOI AMERIKA". Kètu do jemi dhe do e pèrjetojmè se si politika e Kurtit sot, do i sjellè Kosovès, atè qè prej krijimit tè shtetit tè ri, nuk e pati kurrè, integritet territorial. Nuk bèhet stan me lepuj.!!! Lejojeni komentin tè shfaqet ju lutem dhe mos u sillni si Alba Malltezi nè shkrimet e saj bajate, qè fshin çdo koment lexuesish kritikè. Nèse doni tè jini me frymèn e kohès, lèrini kèto vese qè tregojnè dobèsi.
Përgjigju