TIRANE - Genc Ruli është caktuar të drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike për bashkinë e Korçës. Burime nga selia blu thonë se Genc Ruli ka marrë drejtimin e këtij shtabi pas largimit të Enno Bozdos nga drejtimi i kësaj fushate, pasi u cilësua e dështuar hapja e fushatës në Korçë.

Fillimisht Genc Ruli u caktua si pjesë e shtabit elektoral për fushatën në Tiranë, por që nuk u mirëprit nga zoti Ruli. Ndërkaq kryetari Basha vendosi që të bëjë lëvizjen e radhës duke e caktuar Genc Rulin për drejtimin e fushatës në Korçë, ku kandidon për të djathtën Gjergji Mero.

Genc Ruli është deputet i zgjedhur në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa gjatë kalimit të PD në opozitë ka qenë një nga personat më të tërhequr në strukturat qendrore të PD.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)