Pas largimit të Dedes në mënyrë të mistershme një tjetër zhgënjim për klubin e Tiranës. Bardheblutë janë mposhtur 0-1 nga Laçi në Selman Stërmasi për llogari të javës së 16 të Superligës.
Në kryeqytet vendosi goli i Mentor Mazrekajt në pjesën e dytë, që realizoi nga goditja e dënimit. Me këtë humbje kampionët në fuqi lajnë duart me titullin pasi aktualisht janë 16 pikë më pak se Vllaznia kryesuese.
Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat te Tirana, me interesin për të parë trajnerin e tretë që ulet në pankinë për këtë sezon.
Komento