Pas luftës së 1999 janë kthyer 
vetëm 10 përqind e të zhvendosurve

Pas luftës së 1999 janë kthyer <br />vetëm 10 përqind e të zhvendosurve
Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 janë kthyer 10 përqind të personave të zhvendosur, që është një fakt zhgënjyes, ka konstatuar sot në Prishtinë, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dallibor Jevtic. Ai në konferencën për media, pas takimit të parë të Komisionit ndërministror për kthim të Qeverisë së Kosovës theksoi se të gjitha institucionet duhet të punojnë për të hequr pengesat për kthimin masiv të të gjithë personave të zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jevtic ka thënë se sot janë formuar grupe punue për kthim në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, në fshatin Svinjare, në jug të Mitrovicës, si dhe në fshatin Mushutishte, komuna e Suharekës. Ai shpjegoi se grupet në fjalë do të kenë mandate që në tre muajt e ardhshëm të sigurojnë të gjitha parakushtet në mënyrë që kthimi i të zhvendosurve në këto vende të jetë qetë dhe i qëndrueshëm. 

Jevtic pastaj i është referuar situatës së sigurisë në komunën e Klinës, duke theksuar se sulmet ndikojnë negativisht në kthimin e të zhvendosurve të cilët janë shqetësuar me sulet e shpeshtuara, duke vlerësuar bashkëpunimin me kryetarin e komunës së Klinës dhe me Policinë e Kosovës.

"Kemi konstatuar se policia bëri përpjekje të caktuara, dhe se janë arrestuar një grup njerëzisht (shtatë persona), për të cilët besohet se kanë kryer këto vepra, por se janë pritjet që në periudhën e ardhshme t'i kushtohet vëmendja e veçantë këtij problemi në mënyrë që mos të vijmë në një situatë ku sulmet ndaj të kthyerve do të përsëriteshin", ka thënë Jevtic. 

Ai tha se përmes punës së Komisionit ndërministror për kthim do të diskutohet edhe për mbylljen e qendrave kolektive, për çështjet e pronës së uzurpuar, si dhe çështjet e ekonomisë dhe të sigurisë. 

Sipas tij, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka caktuar pesë pika strategjike, në mesin e të cilave janë kthimi i së paku 600 deri 700 personave në vitin 2015.

Në konferencën për media ka folur edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, i cili gjithashtu theksoi se duhet të parandalohen sulmet ndaj të kthyerve, dhe vuri në dukje rëndësinë e hapjes së vendeve të punës për të kthyerit.

"Siguria është në vend të parë më e rëndësishme për kthim dhe kjo është ajo për të cilën kemi folur sot", ka thënë Maric.

Ai vuri në theks edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, në mënyrë që mos të ndodhë që si deri më tani projekte të njëjta të financohen nga dy burime, kur jo rrallë kishte hapësirë për korrupsion.

Qeveria e Kosovës muajin e kaluar e ka formuar Komisionin ndërministror për kthim. Pjesë e Komisionit, përveç ministrit Jevtic i cili është kryesues, janë zëvendës kryeministri, Branimir Stojanovic, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ministri për Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Ferid Agani, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Maric dhe ministri  Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji