Kur vjen puna te ndeshjet e Celtic, duket se Ilir Meta harron çdo gjë, që nga vendimi që pritet të jap Gjykata Kushtetuese nëse do të shkarkohet apo jo nga Posti i presidentit e deri te lufta që i shpalli sot të gjithë "rilindësve në vend dhe të huaj".
Në një kohë kur emri i tij është kryefjalë e mediave dhe çdo komenti në studiot televizive, Meta duket se ka preferuar të mos 'i përfillë' dhe të shijojë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës si një tifoz i çmendur.
"0:2 në transfertë. Dy super gola të mrekullueshëm, pa mbaruar ende pjesa e parë. I kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur ndeshjen me një fitore spektakolare. Po e ndjek lojën me shumë emocion. Hail Hail!", shkruan Meta teksa e shoqëron komentin me një video duke parë ndeshjen.
Meta e bën të qartë që nuk lë asnjë ndeshjes të Celtic pa parë dhe duket se kjo është edhe 'terapia' e tij për të larguar mendjen nga 'hallet' që e kanë zënë.
Mundohesh kot o mavri te besh PR, del akoma dhe me keq se çfare je ne te vertete nga gjendja mendore. Mjere ne ke kemi nr. 1 te shtetit tone.
Përgjigju