Pas Mark Frrokut edhe Dritan
Dajti kërkon leje për të votua

Pas Mark Frrokut edhe Dritan<br />Dajti kërkon leje për të votua
Të burgosurit i drejtohen gjykatës për të plotësuar emrin e tyre në listat e votimit, ndërsa burime për Report TV nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se më 25 qershor pritet të votojnë mbi 2000 të paraburgosur që ende s’janë dënuar me vendim të formës së prerë.
 
Ndërkohë 3 ditë para datës së zgjedhjeve në Gjykatën e Tiranës të drejtën për të votuar e ka kërkuar ish deputetit kristian demokrat Mark Frroku ndaj të cilit ende s’ka një dënim të formës së prerë, Dritan dajti, si dhe Gilmando Dani.
 
E kontaktuar nga Report Tv, Gjykata e Tiranës u shpreh se këto kërkesa do të shqyrtohen me përparësi ndërsa në total shtetasit që kërkojnë të futen në listën e zgjedhjeve nga institucionet e vuajtjes së dënimit janë deri më tani 70 persona.
 
Për herë të parë me hyrjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit e drejta e votimi i hiqet personave të dënuar me vendim të formës së prerë të cilët nuk do të mund të votojnë ku mes të prekurve nga dekriminalizimi rezulton edhe Zani Caushi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët