TIRANË- PD  nënshkruan marrëveshjen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Marrëveshja u nënshkrua nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe aktorë të Teatrit Kombëtar. Në disa pika të kësaj marrëveshjeje thuhet se një muaj pas ardhjes në pushtet të PD do të shfuqizohet ligji për shembjen e Teatrit dhe ky i fundit do të shpallet monument kulture. Në momentin e nënshkrimit të kontratës pati edhe thirrje 'Rama ik' nga artistët.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se mesazhi i 30 qershorit ishte një dritë në fund të tunelit dhe e quajti marrëveshjen me Teatrin si akti i parë për mbrojtjen e interesit qytetar.

Artistë dhe aktivistë zhilluan dje një qëndresë e cila zgjati deri në orët e fundit të mbrëmjes kur forcat e policisë vendosën të tërhiqen. Protesta e tyre mori tërësisht nota politike duke nisur që nga deklaratat e më pas edhe me shtyrjet ndaj forcave të policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Edmond Budina: Duhet të nënshkruante populli, nëse Basha nuk e zbaton ne do jemi kundër (VIDEO)

Regjisori Edmond Budina ka shfaqur anën e tij kritike lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes me PD për Teatrin Kombëtar. Budina tha se kjo kontratë nuk duhej nënshkruar nga artistët por nga populli

"Nuk jam kundra asaj kontrate por gjërat duhet të jenë të vërteta. Përderisa kontrata është simbolike duhej të firmosej me popullin dhe të zbatohej në vijim. Pse unë paskam më shumë të drejtë se ata të tjerët që kanë qenë çdo ditë këtu. Nëse ai nuk e zbaton ne do jemi kundër. Në këtë situatë që është Shqipëria kam besim. Jam i mendimit se ndërrimi i pushteteve lë vend për ndryshim", tha Budina.

Ora 12:26
Neritan Liçaj flet pas nënshkrimit të marrëveshjes... përdor moton e opozitës (VIDEO)

Pas nënshkrimit të kontratës me Partinë Demokratike, aktori Neritan Liçaj ka mbajtur fjalën e tij duke e quajtur marrëveshjen një lëvizjes qytetare për kombin dhe flamurin. Gjatë fjalës së tij Liçaj përdori edhe moton e opozitës duke thënë 'E duam Shqipërinë si e gjithë Europa.

"Kjo mbetet një lëvizje qytetare, për kombin dhe flamurin. Kemi qenë student të dhjetorit dhe fati solli që të përmbyllim atë detyrë të nisur. Sa herë dëgjoj 'E duam Shqipërinë si e gjithë Europa më kujtohen ato kohë. Jemi 30 vite pas edhe ende nuk e kemi arritur. Pas 30 vitesh nënshkruam një pakt njerëzor", tha Liçaj.

Ora 12:20
Basha e kthen në 'fushatë' fjalimin para artistëve: 30 qershori ishte një dritë në fund të tunelit (VIDEO)

Lideri demokrat Lulzim Basha e ka kthyer në një deklaratë politike fjalën e tij para artistëve pas nënshkrimit të kontratës me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Basha tha se kjo marrëveshje do të vihet në jetë sapo PD të vijë në pushtet

"Së bashku ndërmarrim këtë akt besimi dhe përkushtimi për të mbështetur me të gjitha format ligjore, politike, diplomatike dhe aksioni qytetar ashtu si kemi bërë deri më sot. Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi mes opozitës sësotme është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për futjen e vendit në shina, të ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe të politikave të zhvillimit ekonomik. Është domethënëse që këtë akt e nënshkruajmë me një grup i cili këmbëngul për të mbrojtur jo një interes privat por një kauzë. Dua të falenderoj për besimin e dhënë dhe t'i siguroj për vendosmërinë.Do gjurmojmë cdo qindarkë të marrë nga populli dhe do ia kthejmë pronarit ligjetim. Mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë. Shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi para publikut dhe votuesit shqiptar.Siç e tregoi dhe 30 qershori, drita në fund të tuneli po shkëlqen fort", tha Basha.

Ora 12:19
Nënshkruajnë artistët/ Budina: Kontrata duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet (VIDEO)

Regjisori Edmond Budina e quajti kontratën simbolike e teksa u shpreh se ajo duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet.

"Kontrata duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet. Kjo është simbolike. E firmos kryetari i PD me popullin", tha Budina.

Ora 12:03
VIDEO/PD nënshkruan me artistët: Një muaj pas marrjes së pushtetit shfuqizojmë ligjin për shembjen e Teatrit (DOKUMENTI)

Kastriot Çipi ka lexuar para ish deputetëve të opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e cila do të nënshkruhet me Partinë Demokratike.

"1-Lidhur me Teatrin, aleanca shpreh gatishmërinë për të mbrojtur atë. PD dhe opozita angazhohen për mbrojtjen e tij duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni të mundshmë. Brenda një muaji zonën ku përfshihet edhe teatri kombëtar do t'i rikthehet statusi monunent kulure. Ai do t'i nënshtrohet restaurimit sipas ekspertëve të kulturës. Brenda një muaji nga marrja e qeverisjes PD do të shfuqizojë ligjin për shembjen e teatrit. PD do të ndërmarrë masat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e teatrit.

2-Lidhur me masat për të garantuar rendin publik, kur PD të vijë në pushtet do të garantojë që çdo investim do t'i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit. PD do ndërmarrë çdo veprim ligjor të mundshëm që çd subjekt privat që ka punuar për dëmtimin e pronës publike do dëtyrohet të pagujë dëmshpërblimin.

PD angazhohet të nisë një reformë ligjore për rritjen e gjithë përfshirjes së vendimarrjes në çështjet me interes publik. Diskkutimi mbi këto çështje duhet të bëhen në mënuyrë transparente.

Brenda një viti nga ardhja në pushtet e opozitës do nisë decentralizimi i inistitucioneve kulturore. Reformimi i kuadrit ligjor për statusin e artistit. Për këtë qëllim palët janë mirëkuptuar për të punuar së bashku. Ato angazhohen të konsultohen me njëra tjetrën", thuhet ndër të tjera në marrëveshje.

( Kliko këtu ) Marrëveshja e artistëve me PD për Teatrin Kombëtar

Ora 11:50
Basha pritet si kryetar i PD në Teatrin kombëtar/ Artistët 'brof' në këmbë, duartrokitje dhe 'Rama ik' (VIDEO)

Pas marrjes në pyetje nga prokurorët belgë, lideri demokrat Lulzim Basha ka shkuar tek teatri Kombëtar për të nënshkruar marrëveshjen e njoftuar një ditë më parë. Basha është pritur me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Ata kanë vijuar thirrjet 'Rama ik'