Shumica në KQZ injoron dekretin: Akt nul! Zguri braktis mbledhjen: Duhet t’i bindemi Presidentit (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ju bind dekretit presidencial për të ndërprerë punën për përgatitjet e 30 qershorit. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ishte i vetmi që kërkoi zbatimin e vendimit të presidentit. Por pasi braktisi mbledhjen, 4 anëtarët e propozuar nga PS e konsideruan aktin nul, pa marrë asnjë vendimmarrje, dhe vijuan me rendin e ditës si të ishte një situatë normale, duke shpërndarë fondet për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

***

Presidenti Ilir Meta, sot, me dekretin për anulimin pa afat të zgjedhjeve të 30 qershorit, urdhëroi po ashtu KQZ-në, të zbatojë dekretin, që për herë të parë në vetvete është një zhdekretim i datës së zgjedhjeve që vetë ai ka firmosur pas konsultimeve me partitë politike.

Klement Zguri, kryetar i KQZ-së, institucionit të administrimit të zgjedhjeve, tha se nuk mund ta vazhdojë drejtimin e mbledhjes, pasi situata është shumë e vështirë për të. Ai tha se nuk është Gjykatë Kushtetuese për të gjykuar nëse dekreti i Presidentit është apo jo i ligjshëm. Zguri theksoi se dekreti duhet respektuar, dhe nuk duhet të vendoset në diskutim. E quajti një sfidë, pasi nga njëra anë ka dekretin e Presidentit të cilin thotë se është i detyruar ta zbatojë, dhe nga ana tjetër kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për ta shpallur të pavlefshëm dekretin e Metës për të anuluar zgjedhjet.

Zguri zgjodhi të braktisë mbledhjen e KQZ-së për të mos shkuar në tensione, dhe kërkoi t'i bashkëngjiteshin në këtë vendim edhe kolegët e tjetër të KQZ, por asnjë nuk u ngrit nga tavolina duke vijuar mbledhjen nën drejtimin e Denar Bibës, nënkryetarit të KQZ-së, i cili në rastet e largimit të kryetarit, merr kompetencat e tij në mungesë të tij.

Katër anëtarët e tjerë të KQZ vijuan mbledhjen. Nën kompetencat e kryetarit, Denar Biba tha se dekreti është i pavlefshëm dhe se KQZ duhet të vijojë me procesin zgjedhor për më 30 qershor.  KQZ e konsidero akt nul, arsye për të cilën anëtarët e PS nuk morën asnjë vendim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhej në orën 12:00, por me mbërritjen e dekretit të 'urdhërues' të presidentit për zbatimin e anulimit të zgjedhejve u shty për në orën 14:00. Mbledhja urgjente erdhi  pas deklaratës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta që sot firmosi para kamerave dekretin për zhdekretimin e zgjedhjeve dhe anulimin e tyre në një afat të pacaktuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Dekreti i Metës/ Jorgaqi: Nuk mund të anulohen zgjedhjet në këtë moment! Do ishte dëm i madh ekonomik

1560169758_antarjaekqz.jpg

Edlira Jorgaqi, anëtarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor deklaroi se akti për anulimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm sepse është haptazi i paligjshëm. Ajo tha se nuk mund të anulohen zgjedhjet në një kohë kur ka nisur puna për organizimin e tyre

"Akti për anulimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm sepse është haptazi i paligjshëm. Është cenim i parimit të ligjshmërisë. Akti është absolutisht i pavlefshëm edhe kur organi ushtron një kompetencë që ligji nuk ia lejon. Nga nëntori ligji nuk njeh asnjë kompetencë për shtyrë apo shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Rrjedhojë e aktit për zgjedhjet në 30 qershor, KQZ është në ushtrim për përgatitjen e tyre. Janë ngritur KZAZ,janë prezantuar kandidatët, janë tenderuar fondet publike, para të taksapaguesve shqiptarë. Ato nuk mund të flaken tutje", tha Jorgaqi.

Ora 14:27
Anëtari i KQZ: Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri

1560169646_skenderaj.jpg

Anëtari i KQZ Bledar Skenderi: Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri. Bëri të kundërtën. E konsideroj një akt nul

Ora 14:21
Anëtarja e KQZ: Dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është 'nul'! Duhet të kishte një datë për zgjedhje të reja

1560169180_anetarjaekqz.jpg

Anëtarja e KQZ, Rezarta Bitri deklaroi se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është nul dhe jashtë kompetencave të tij

"Detyrat dhe kompetencat e presidentit rrjedhin nga parimet e shtetit të së drejtës. Veprimet e tij duhet t'i përmbahen kushtetutës, ku thuhet se presidenti ka kompetencë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve, dhe jo t'i shtyjë apo t'i anulojë ato. Nuk mund të shtyhen zgjedhjet në infinit. Duhet të kishte një datë për zgjedhje të reja. Është e qartë se sistemi ynë nuk ja jep këtë kompetencë presidentit. As kushtetuta dhe as ligji elektoral nuk parashikojnë një kompetencë të tillë të presidentit. Jam tërësisht e bindur që ky është akt nul dhe nuk na pengon për të vijuar më tej organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit", tha Bitri.

Ora 14:17
Dekreti i Metës/ Biba: Akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve, i pavlefshëm (VIDEO)

Nënkryetari i KQZ Denar Biba u shpreh se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm.

"Me të marrë vesh ardhjen e dekretit ne vendosëm ta shtynim me dy orë për ta analizuar atë. nuk ka hierarki mes nesh dhe presidentit. Ne jemi organe të ndryshëm. Presidenti ka nxjerrë dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve "Zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor 2019". Kodi zgjedhor detajon se data e zgjedhjeve përcaktohet nga presidenti i Republikës, zgjedhjet zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit. Sot vetëm 20 ditë para datës së zgjedhjeve presidenti vendos shfuqizimin e dekretit për anulimin  e zgjedhjeve. Ky dekret i dytë është një akt i pavlefshëm sipas kodit të procedurës civile. Praktikisht dekreti i sotëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë ku thuhet se organet publike ushtrojnë detyrat brenda kopetencave të tij. Nxjerrja e dekretit është brenda kopetencave të presidentit,por ai nuk mund të anulojë apo të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Pasi duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit Shqipëria është sot pa një datë zgjedhjesh. Duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh presidenti refuzon tër përmbushë detyrimin që organi publik ia ka kaluar për ta ushtruar.

Shfuqizimi i dekretit është një shkelje e hapur sepse lë vendin pa datë zgjedhjesh. Unë vlerësoj se KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve për 30 qershor", tha Biba,

Ora 14:11
Dekreti i Metës/ 'Ndodhem në situatë të vështirë'...Klement Zguri braktis mbledhjen e KQZ (VIDEO)

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri e quajti një situatë mjaft të vështirë, një sfidë - siç ai u shpreh - vënien në tryezën e KQZ-së të dekretit të presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe për të detyruar këtë institucion ta zbatojë dekretin. Nga ana tjetër është edhe kërkesa e nënkryetarit Denar Biba dhe anëtarit Bledar Skënderi të thirrur për pavlefshmëri të dekretit.

Duke e cilësuar një situatë të rëndë, dhe që mund të ngjallë debat të fortë, kreu i KQZ-së ka braktisur mbledhjen.

"Duket si një lloj sfide. Nga një anë kam një dekret që zhdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe tjetra kërkesa e dy kolegëve, sfida në raport me vlefshmërinë e dekretit

Ka një hierarki ligjore. Personalisht në 22 vite që kam, e them dhe një herë nuk më ka rastisur të ndodhem në një situatë të tillë: Të vëmë në diskutim një dekret të presidentit. ka ndodhur e njëjta gjë edhe më parë. Janë tre raste që presidentët kanë zhdekretuar dekretet e tyre dhe kanë vendosur një datë tjetër

Nuk dua të futem janë apo jo në të drejtën e tyre, unë besoj që duhet t'i bindemi një dekreti. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe kur doli dekreti për datën e zgjedhjeve.

Gjërat nuk shkuan siç ne mendonim. Jemi në këtë moment që flasim përballë këtij fakti.

Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij.

Pika 2 e dekretit më urdhëron. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi. Kërkesa ime për t'ja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një vetëpërmbajtje. Respektimi i ligjeve duhet të prevalojë. Për të mos u zgjatur, refuzoj t'i futem brendisë. Nuk është KQZ që e ka këtë detyrim. A mundemi ne të refuzojmë një vullnet të tillë. Për mua është një sfidë që në rend dite kam dekretin e presidentit. Nuk e gjej me vend që mundem të drejtoj këtë debat. Ky nuk është një debat që duhet të bëhej në tavolinën e KQZ. Jam i detyruar të çohem".

Klement Zguri teksa braktis mbledhjen
Ora 12:13
Si mbërriti dekreti në KQZ?! Meta 'urdhëron' anulimin e zgjedhjeve!

Në dekretin që firmosi këtë të hënë herët në mëngjes, presidenti Ilir Meta ndër të tjera, thotë se ky dekret duhet dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tu zbatuar. KQZ është institucioni i vetëm i administrimit të zgjedhjeve, dhe në nenin 2 të dekretit, Meta ka shkruar "Dekreti dërgohet për zbatim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore".

Çfarëdo vendimi të marrë KQZ-ja, ai do të kalojë në Kolegjin Zgjedhor, nëse ankimohet nga njëra palë, ose vetë presidenti.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 10/06/2019 20:28

    PD dhe LESHI i ijes te h*** nje te m**" me gjith sa kan mbrapa.

    Përgjigju
  • Altini: 10/06/2019 18:55

    Meta eshte pleher si Rama, Basha e kompani. Por qe KQZ te gjykoj mbi presidenti eshte e cuditshme. Servilet e Rames po lehin..

    Përgjigju
    • republike parlamentare: 10/06/2019 21:16

      altin nuk jemi ne angli ketu shoku.biles as ne angli nuk e ka fjalen mbreteresha.se ky presidenti jone po del mbi te gjith do vetshpallet mbret po ia dha truri ndonje dite.jemi republike parlamentare shoku.parlamenti ben ligje presidenti celsat e kashtes ka ne vendet ku eshte republika parlamentare.perse e vuri rama president kujton ti?

  • Liku: 10/06/2019 18:40

    Vetem Gjykata Kushtetuese e rrezon Meten. Nese e rrezon Parlamenti atehere do qendroje ne detyre derisa te vendos Gjykata Kushtetuese dhe pastaj propozimi i Parlamentit per Presidentin e ri. Te premten z.Meta ishte ne Gjermani, qe tregon se vendimin e ka marre jo ne koken e tij. Mbeshtetja gjermane ishte e menjehershme kur tha se partite duhet ti binden vendimit te Presidentit.

    Përgjigju
  • adamo311: 10/06/2019 17:01

    Meta LEGEN si shume te tjere!!!

    Përgjigju
  • Daja: 10/06/2019 16:43

    Po kete injorant qe voton gjithmone kunder per se e mbani ne KQZ,e paguajme me taksat tone kete derdimen vegel qorre te Sali Kriminelit,shkarkojeni kete Zguron e mos e mbani asnje minute ne KQZ se eshte turp qe ky komision te perfaqesohet nga persona te tille pa integritet.

    Përgjigju
    • Tropojani: 10/06/2019 17:10

      Po' ju o trima mos e permendi ma Saliun se 6 vite ju prite qe ta arrestoni por nuk keni byth o ligena o pederasta, tani e paska fajin prap Saliu, aty ne shesh do jete kush te doje te dali e tja rruani ...... , Se ju jeni frikacake ai ju tha se ju kam vrare me 21 janar dhe ju vras prap ku doni prova me te forte, por ju bashke me antaren e PS Arta Markun nuk keni byth me arrestu ky esht Saliu pra

  • redi: 10/06/2019 16:41

    Moderator pse nuk e jep komentin apo nuk duhet ti bejme kritika Rames megjithese e kemi mbeshtetur ne te gjitha zgjedhjet Realiteti historik politik nuk mbulohet ne gjethe fiku.Cfare prisni ju qe Zguri te votoj kundra Metes ? A nuk e mendoni se ai eshte i betuar kundra cdo veprimi kushtetues

    Përgjigju
  • qytetari dixhital: 10/06/2019 16:22

    Po per cfare qendron ne zyre ai pleher Klement Zguri qe urdherohet nga Berishe Krimineli e fallxhorja Mona k..va.

    Përgjigju
  • Hyseni: 10/06/2019 15:47

    Ky puc i paster institutional do marre me patjeter edhe pergjigjen nstitucionale!

    Përgjigju
  • Para Laci: 10/06/2019 14:58

    Po' ti moj ku te vajti mendja te dami ekonomik, po' ku pyetni ju bere dame ekonomike po' mbyll gojen se esht turp po' zbatoni dekretin se nuk ju ka ardhur per diskutime, apo jeni ne linje telefonike me Ed po' sipas jush esht me mire te shkoj lufte civile

    Përgjigju
  • asolingo: 10/06/2019 14:48

    Qe te zgjidhen problemet ne menyre paqesore nuk do te thote qe trembesh,prandaj liro dhe ombrella jote kepusni qafen nga politika mjaft jeni tallur me njerzit.

    Përgjigju
  • De Puta de Madre: 10/06/2019 14:33

    Kush eshte nje anetar komisioni zgjjedhor qe mund te diskutoje nje vendim te cilin duhet ta zbatoje. Per me teper ne nje mbledhje zyrtare te komentoje presidentin. Te shpallet KQZ president atehere

    Përgjigju
    • Cubi: 10/06/2019 20:36

      Ai palo presidenti del ashiqare qe perfaqeson opoziten kriminale dhe shkaterrimtare.bile tregoj ne fakte shkoi vizitoi ne spital rrugacin e pd dhe sshkoi te vizitoi 16 policet e plagosur.Eshte nje shkeles me byth te kushtetutes se Republikes se shqiperis duhet edhe te pergjigjet para ligjit.po te erdhi keq shko bej shoqeri.

    • kushtetuta: 10/06/2019 17:10

      fjala kushtetute do te thot ligj .politika ose loja e quajtur ndryshe ka rregulla.dhe keto rregulla jane kushtetuta!!duhet te zbatohen.ne kete moment presidenti nuk eshte mbi kushtetuten .keshtu qe duhet te marre karton te kuq dhe te dale nga loja.asnje nuk eshte mbi ligjin.prandaj vendet e tjera jane aty ku jane se zbatojne rregullat e lojes dhe kane formuar SHTETE dhe gjysma e shqipetareve iken te jetoje jasht shqiperise!!!.me grusht te hekurt duhet zbatuar ligji te cilin e kane votuar vete dhe mos luajne me te ardhmen e popullit.paraja dhe burgu bekan cudira ne shqiperi!!! perfundimisht

  • kasem gahinji: 10/06/2019 14:23

    shume pa personalitet.tregon se edhe si jurist je nivel i ulet.me mire votoje kundra,sesa largohesh si burracak.

    Përgjigju
  • lol: 10/06/2019 13:13

    nuk do ket paqe derisa te futen ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën