Pas Merkel edhe Barroso
do të bojkotojë 'Euro 2012'

Pas Merkel edhe Barroso <br />do të bojkotojë 'Euro 2012'
Jo vetëm kancelarja Merkel por edhe presidenti i komisionit Europian Hoze Manuel Barroso do të bojkotojë Ukrainën, duke mos pranuar të ndjekë atje kampionatin europian të futbollit „Euro2012“. Një zëdhënëse e presidentit të KE, ka deklaruar se Barroso „nuk ka ndërmend“ të udhëtojë drejt Ukrainës, për sa kohë ky vend nuk po merr seriozisht shqetësimin e ndërkombëtarëve për mënyrën se si po trajtohet ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko.

Faqja online „Indipendent.ie“ shkruan sot se edhe Barroso ka thënë se do të ndjekë të njëtën rrugë të komisionerit të drejtësisë së BE, Vivian Redin për të bojkotuar këtë eveniment sportiv që zhvillohet në Ukrainë, si shenjë proteste ndaj trajtimit që po i bëhet në burg, ish-kryeministres, Timoshenko.
E përjavshmja gjermane “Der Spiegel” shkruante se kancelarja gjermane Angela Merkel është duke konsideruar seriozisht mundësinë e një bojkoti politik të Kampionatit Evropian në Ukrainë dhe Poloni. Sipas revistës, kancelarja konservatore, e njohur si përkrahëse e zjarrtë e futbollit, nuk e përjashton mundësinë që mos të shkojë në ndeshjet e kombëtares së Gjermanisë, në qoftë se deri atëherë ndodhet në burg ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko.

Ish-kryeministrja e qeverisë së Ukrainës, e cila të premten e kaluar hyri në një grevë urie në shenjë proteste kundër trajtimit të dobët dhe dhunës fizike që ushtrohet mbi të, dënimin prej shtatë vjetëve me burg po e vuan në Kharkovit.

Pikërisht përfaqësuesja e Gjermanisë më 13 qershor në Kharkuv do të luajë kundër Holandës në grupin B, ndërkohë që me Portugalinë dhe Danimarkën do të takohen në Lviv. Kampionati Evropian, i cili do të zhvillohet nga 8 qershor deri më 1 korrik, do të organizohet këtë vit nga Polonia dhe Ukraina. Ndeshja finale do të mbahet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për protesta në përkrahje ndaj Timoshenkos, e dënuar me 7 vjet burg, të cilin ajo e konsideron politik.

(rb/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO liron nga qelia avokatin Arben Lena

Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO liron nga qelia avokatin Arben Lena