Pas zhurmës që pushtoi mediat dhe rrjete sociale në vend për shkak të një mesazhi që pretendohej se ishte dërguar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, në WhatsApp, ku përdoreshin terma fyes për politikanët shqiptarë në Maqedonisë së Veriut, Ferit Hoxha, u takua sot me Izet Mexhitin, kryetarin e komunës se Çairit, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe bashkë lider i partisë VLEN, pjesë e koalicionit qeverisës.
Siç konfirmuan të dy zyrtarët, Korridori VIII dhe çështja e gjuhës shqipe ishin dy prej çështjeve më të diskutuara, por nuk munguan edhe pyetjet e gazetarëve lidhur me mesazhet e pretenduara.
Duke folur për tymnajën e shkaktuar nga kjo çështje, si Hoxha ashtu edhe Mehnxhiti nënvizuan se nuk ka asgjë që mund të ndikojë në marrëdhëniet mes vëllezërve.
“Edhe në familje ka zënka, po prandaj janë takimet të drejtpërdrejta. Sot kemi folur për Korridorin pan europian, për gjuhën shqipe, për Marrëveshjen e Ohrit. ” tha Mexhiti duke artikuluar shpresën që takime si i sotmi të jenë më të shpeshta.
“ Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato mesazhe, nuk do më tërhiqni ku doni ju ,unë kam evoluar, Shqipëria është duke ecur në rrugën e BE dhe nuk do merrem me tymnaja..Unë i kam bërë të gjitha sqarimet e mia dhe do doja të përdorja një shprehje: U ngrit kjo tymnajë dhe u pamë! Jam i hapur për të takuar në çdo kohë e rrethanë, qoftë kur biem dakord, qoftë kur kemi gjëra për të biseduar, edhe nëse nuk biem dakord! Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen mbi atë që duam të ndërtojmë, mbi atë që biseduam sot e do të bëjmë. Nuk ka asnjë tymnajë që mund të hyjë në mes nesh, që mund të na zërë sytë për të parë atë që është e përbashkët”, tha Hoxha.
Takimi vjen vetëm pak ditë pasi deputeti demokrat Belind Këlliçi nxorri veten bllof dhe publikoi foto duke pretenduar se bëhej fjalë për një bisedë mes ambasadorit Denion Meidani dhe Hoxhës lidhur me një artikull artikull të gazetës “Nova Makedonija” mbi një deklaratë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Këlliçit, Hoxha i ishte përgjigjur mesazhit me një koment fyes duke i quajtur politikanët shqiptarët atje "idiotë", gjë që u kundërshtua me forcë nga Ministria e Jashtme. Këlliçi nday dy foto ku mesazhi i supozuar i Hoxhës shfaqej në dy orare të ndryshme duke hedhur dyshime serioze mbi të gjithë pretendimin.
Komente










