LUSHNJE- DIVJAKE- Këtë fillim prilli, fermerët e fushës së Myzeqesë kane nisur mbjelljen e misrit dhe lulediellit, por sipërfaqet janë më të vogla se vitin e kaluara.
Shemsi Lila, fermer nga zona e Dushkut në Lushnje u shpreh për mikrofonin e Report tv: "Po mbjell misër tre dynym, nuk mbjell dot më tepër. Vjet mbolla 7 dynym, por s’pashë asgjë sepse nuk kishte ujë.
Gjithsej kjo sipërfaqe është 16 hektare. Po të tjerët e kanë lënë djerr. S’do ta kisha mbjell fare as une, vetëm se e kam frezuar dhe me vjen keq ta lë. Farën e mora 900 lek/kg, mekanika u rrit 5000 lek/dynym freza, plugimi 2000 lek.
Ai shton se ka marrë 20 mije lek subvecione per naften vitin e kaluar por jane të pamjaftueshme, pasi kostoja eshte me e larte.
Fermerët e vegjël janë më të goditurit, pasi nuk kanë makineri bujqësore dhe detyrohen të marrin me qira frezën, plugun dhe të tjera, duke e bërë mbjelljen të shtrenjtë.
Kujtim Boci, fermer në Dushk tha se “kostot janë ngritur për gjithçka: nafta, mbjellja, plehrat. Shteti nuk na ndihmon asnjë gjë. Përballemi me të gjitha shpenzimet ne."
Po keshtu cmimet e plehrave kimike dhe farërave jane dyfishuar, pasi jane produkte importi.
Ndersa Engjëll Muça, fermer ne Tërbuf të Divjakës thekson se "plehrat jane shtrenjtuar se tepermi. Importet bllokojnë tregun: gruri, elbi, misri vijnë nga jashtë, dhe ne nuk mund ta shesim produktin tone”.
Rritja e cmimeve dhe subvencionet e pamjaftueshme, po perballin fermerët e fushes me prodhuese ne vend me humbje të mëdha. Prodhimi i pritshëm këtë vit do të ketë kosto deri 30% më të lartë se vitin e kaluar.
Komente











