Lobimet në SHBA/ Pas Metës e Kryemadhit, paditen në SPAK Vasili, Panariti, Guri e biznesmenë pranë LSI! Valteri: Të tjera denoncime nga PD e PS

TIRANË- Të tjerë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë denoncuar nga SPAK, nga ish-deputeti demokrat, Halit Valteri. Pas Ilir Metës, në cilësinë e kryetarit të LSI-së dhe Monika Kryemadhit, Valteri ka denoncuar edhe ish- Ministër i Bujqësisë, Edmond Panariti, Elona Guri, si edhe biznesmenë pranë tij. Ai i akuzon se kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike.

Bëhet fjalë për periudhën 2016, 2017, 2018 ku presidenti Ilir Meta dhe ministrat e tij, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti kanë shkuar në SHBA. 

"Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, dhe çifti Meta Kryemadhi, për skemën e lobimit, është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrën dhe fshehje të të ardhurave. Të gjitha para janë përfituar nga korrupsioni. Burimi i të dhënave është nga mediat, të huaja dhe shqiptare, më pas është hulumtuar duke marrë deklarimet e  LSI nga 2021-2021 dhe të gjithë kontratat ka qenë përdorur edhe firma që rezultojnë me humbje dhe bëjnë transferta të dyshimta drejt LSI. Bëhet fjalë për periudhën 2016, 2017, 2018 ku Meta dhe ministrat e tij kanë shkuar në SHBA. Biznesmen dhurojnë para, është pronar i godinës ku LSI jep me qira, ndërkohë që ka dhënë pafund para për LSI", tha Valeri.

Ai ka paralajmëruar edhe denoncime të tjera, kësaj here jo vetëm nga LSI.

"Do ketë të tjerë dhe nga PD e PS", tha Valteri.

Si një ish-deputet, Valteri tha se denoncimet, përgatitja e tyre në rrugën e drejtë nga pikëpamja ligjore, i ka përgatitur ai dhe disa shokë të fakultetit, të cilët kanë mbaruar për juridik. Pra, nuk shpenzojnë para për studio ligjore, por është e bërë e gjitha në mënyrë vullnetare.

"Unë kam mbaruar drejtësi dhe jemi një grup shokës, student bashkë, dhe jemi një grup vullnetarët dhe mendojmë se po i bëjmë një gjë të mirë vendit", tha Valteri.

Skema e pastrimit të parave sipas Valterit
Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, paratë e përfituara nëpërmjet korrupsionit derdhin paratë e tyre te biznesmeni Muharrem Berisha, Elona Guri, Iris Zajmi, Gace, Prifti dhe Xhafa. Sipas tij, këto llogari bankare janë përdorur për pastrim parash me anë të transfertave bankare për interes të çiftit Meta-Kryemadhi. Më pas këto para kalojnë nga bankat, në kompani ofshorë dhe LSI, të cilat përdoren më pas për lobime të ndryshme.

"Personat e kallëzuar, me veprimet e tyre aktive e në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Ata kanë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 i K.Penal", thuhet në dokument. 

Ai ka listuar edhe një listë me emrat e amerikanëve me të cilën Meta dhe ish-ministrat e tij kanë zhvilluar takime.

Shërbime për Ilir Metën
Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me Ëilliam R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Washington
Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Skandali i lombimit të LSI
Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, "Kronen Zeitung"  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

Deklarimi në FARA 30.08.2016Global Sec dhe Inovative Strategies

FOTO takimet e bëra nga kontrata

Kallëzim Halit Valterit

Kontrata Global Security dhe Innovative strategies, aplikimi dt 4.3.2016

 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 17/06/2022 00:00

    BRAVO O HALIT DJALI,,TE GJITHE KETA PALACO JANE HAJDUTE E VRASES,,,,DUHET TE LIROJNE VENDIN MASKARENJTE PER JU BREZIN E RI.....

    Përgjigju
  • Une: 16/06/2022 11:56

    Jepi mos u ndal deri te i fundit

    Përgjigju
    • Nelus: 24/06/2022 17:20

      C'fare di Halit, denoncoi te gjitha, pastrimin njerezit e ndershem do ta bejne. Por problemi eshte se shume pasuri keta krieminel nuk i kane ne emrin e tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv