Pas Milanos, Brukseli del në rrugë përkrah kurdëve: Turqia të dëbohet nga NATO, angazhim konkret nga BE

Pas Milanos, Brukseli del në rrugë përkrah kurdëve: Turqia të dëbohet nga NATO, angazhim konkret nga BE

Pas Milanos, në Bruksel, mijra njerëz dolën në rrugë  për të demonstruar kundër ofensivës turke në Siri. Me zë të lartë ata kërkuan dëbimin e Turqisë nga NATO dhe një angazhim më konkret nga Bashkimi Evropian.

Protestuesit u shprehën se ‘Bashkimi Evropian ka mbështetur kurdët për shumë vite dhe ne tani po i braktisë ata  dhe se BE duhet të mbetet i bashkuar dhe të mbështesë Perëndimin.

Ndërkohë dje, Intergrupi i Miqësisë Parlamentare me Popullin Kurd në Senatin italian, organizoi një lidhje Skype me Nassrin Abdulla, komandante kurde e Njësisë së Mbrojtjes së Grave e Rojava e cila i bëri thirrje BE të angazhohet më shumë në krizën siriane. Esenca e fjalës së Abdullah ishte: Kurdët po luftojnë kundër ISIS-it por edhe për të mbrojtur Europën. Ajo tha gjithashtu se ofensiva e Erdoganit ka për qëllim goditjen e qendrave të paraburgimit të luftëtarëve të ISIS, të pranishëm në rajon, me qëllim lirimin dhe përdorimin e tyre si armë kundër popullit kurd.

Por sot BE-ja është larg të qenit një zë i vetëm e i fortë.

Hungaria tashmë ka arritur të bllokojë mundësinë e sanksioneve ekonomike ndaj Turqisë.

Azerbajxhan, udhëheqësi turk Erdogan falënderoi kryeministrin hungarez Orban për mbështetjen për ofensivën e Sirisë dhe në bisedimet e anëtarësimit në BE. Mundësia që kandidati hungarez të mund të marrë portofolin e zgjerimit në Komisionin e ardhshëm të BE-së bëhet tani edhe më i diskutueshëm.

"Ne duhet të flasim me një zë - tha Udo Bullmann, eurodeputet socialist gjerman - ne nuk mund të lejojmë që një shtet anëtar si Hungaria të godasë Bashkimin Evropian dhe politikat e tij. Unë mendoj se Ursula Von der Leyen duhet të kuptojë se çfarë do të thotë të besosh këtë portofol tek një person afër Orban ".

Ndërkohë në terren, trupat siriane kanë hyrë në qytetin e Kobane, një bastion kurd në veri të Sirisë. Një veprim që bllokon objektivin ushtarak turk për krijimin e të ashtuquajturës zonë të sigurisë, e cila ka qënë në qendër të justifikimeve të presidentit Rexhep Taip Erdogan që prej fillimit të ofensivës më 9 tetor.

Mesa duket skenari i luftës në veri-lindje të Sirisë ka pësuar një ndryshim thelbësor. Kështjella e parë e Shteteve të Bashkuara dhe luftëtarëve kurdë sirianë, tani ka ndërruar duart. Skenaristi i kësaj lëvizje të madhe është Kremlini që po fiton gjithnjë e më shumë rolin e arbitrit të konfliktit.

Dje presidenti turk Erdogan bëri ofertën e tij: Nëse terroristët largohen nga zona e sigurisë", tha ai, "Operacioni ushtarak do të përfundojë". Por një ofertë e tipit mere ose lëre, nuk është një negociatë.

Forcat Kurdo-Siriane, nga ana e tyre, kanë bërë të ditur, përmes komandantit Mazloum Kobani, se "ata nuk e kanë dorëzuar rajonin e tyre në duart e qeverisë Siriane.

Përpara anëtarëve të partisë së tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, dje Erdogan duke folur për ofensivën ushtarake, tha se "Menjëherë, të gjithë terroristët të hedhin armët dhe pajisjet e tyre, të shkatërrojnë të gjitha fortifikimet e tyre dhe të tërhiqen nga zona e sigurisë që kemi vendosur ". Kjo do të ishte "mënyra më e shpejtë për të zgjidhur krizën në Siri".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 17/10/2019 15:07

    Po i behet vone Erdoganit se po e deboni nga Nato. Per ate te rroje sa malet Vladimir Putini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar