Pas ndërhyrjes estetike, modelja braziliane humb jetën, dedikimi prekës i të dashurit: Një pjesë e imja është zhdukur

Pas ndërhyrjes estetike, modelja braziliane humb jetën, dedikimi prekës i të dashurit: Një pjesë e imja është zhdukur

Luana Andrade

Luana Andrade, një influencere e Instagramit nga Brazili, ndërroi jetë tragjikisht gjatë një procedure liposuksioni në Sao Paulo të mërkurën. 29-vjeçarja, e cila në postimin e fundit shfaqej duke buzëqeshur në palestrën e saj të preferuar, pësoi arrest kardiak gjatë operacionit. 

Ajo u transferua në njësinë e kujdesit intensiv për trajtim, por vdiq menjëherë më pas nga një emboli pulmonare. I dashuri i saj prej dy vitesh, Joao Hadad, i cili është gjithashtu një influencer, e ka postuar lajmin në Instagram, ku tha se ishte i shkatërruar, raporton Daily Mail.

Duke ndarë një foto bardh e zi të tij dhe të Luanës duke shëtitur nëpër Paris, ai shkroi: 

"Jam i shkatërruar dhe po jetoj makthin më të keq. Një pjesë e imja është zhdukur. Me keqardhje të madhe dhe shumë dhimbje në zemër i them lamtumirë Luanës time, princeshës time, bukuroshes time. Kanë kaluar dy vjet në krah dhe nuk kam fjalë të shpreh sa i lumtur isha... Ne bëjmë një histori të bukur dhe i jetojmë ëndrrat tona intensivisht. Ti ishe më shumë se një e dashur dhe do të jesh gjithmonë partnere për jeta dashuria ime". 

Çfarë është liposuction?

Liposuction është një procedurë që përdor thithjen për të hequr depozitat e yndyrës në ijet, qafën, krahët, stomakun, kofshët, gjunjët e brendshëm ose kyçet e këmbës. Sipas Shoqatës Britanike të Kirurgëve Plastikë Estetikë, është më efektive për njerëzit, pesha e të cilëve është normale dhe që kanë lëkurë të fortë dhe elastike. Nuk është një zëvendësim për humbjen e peshës. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv