Pas ngjarjes tragjike në Himarë, Policia Kufitare e Sarandës bllokon tre motoskafë, ishin pa dokumentet përkatëse  

Policia Kufitare e Portit Sarandë, ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit. Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, qe lundronin pranë bregut. Me konkretisht u bë i mundur bllokimi  i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.. gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.

"Janë bllokuar nga Policia edhe 3 mjete të tjera lundruese, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik. Gjatë 2 muajve të fundit, Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 29 mjete lundruese, konkretisht 14 skafe dhe 15 "Jet ski".Ndëshkohen me masë administrative pronarët e 3 mjeteve lundruese "Jet ski", të bllokuara mbrëmjen e djeshme, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur "Gjiri i Lapajve".

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit, kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 mjeteve lundruese "Jet ski". Pas lokalizimit të tyre, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një mjeti lundrues dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj, shtetasi R.Ç., 21 vjeç, banues në Sarandë, pronar i dy mjeteve lundruese (10.000 lekë për secilin mjet).

Gjithashtu u bë bllokimi i të 3 mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët u kryen manovra të rrezikshme, në plazh, pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës, në bord. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional",  njofton policia. 

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Jonada Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sala: 03/08/2022 00:56

    BLLOKOJINI TE GJITHA SKAFET NGA SARANDA NE VELIPOJE per 4 muajt e veres,,,,,nuk e meritojne te shetisin keta kriminele neper skafe....

    Përgjigju
  • Meri: 03/08/2022 00:35

    Derra te eger qe nuk u bet kurr njerze.Duhet te vedesin njerze,qe te zgjohet nga gjumi polizia kufitare per te bere punen,per te cilen paguhet ???

    Përgjigju
    • A. N.: 03/08/2022 07:08

      Per te cilen e paguajme!

  • Aksi: 02/08/2022 22:31

    Ja dhe neser dhe pastaj vazhdojne me te njejten metodologji patronazhiste. Vidh sa te mundesh e sa te jesh.

    Përgjigju
  • Siperhere: 02/08/2022 22:14

    Si gjithnje ne Shqiperi duhet te ndodhe njehere e keqja e pastaj te merren masa...

    Përgjigju
  • vironi: 02/08/2022 22:01

    Policia e Sarandes duhet te shkarkohet e gjitha qe nga kreu e deri te i fundit, po keshtu dhe policia bashkiake te cilet nuk meren me ngjarje madhore por meren me katundaret qe shesin domate rugeve.

    Përgjigju
  • Turi: 02/08/2022 21:52

    Si gjithmone policia jone si shiu mbas te vjelave duhet te ndodhin tragjedi te tilla te bejne aksion dhe kjo zgjat disa dite sa te harrohet vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK